Kreu i opozitës Lulzim Basha i ka dalë në krah kryetares së bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi pas polemikave të ashpra që kanë këmbyer sot në lidhje me qytetin që ajo drejton.
“Voltana Ademi është një zonjë grua që punon dhe përpiqet për Shkodrën edhe pse Edi Rama e ka lënë Shkodrën pa fonde dhe pa mbështetje si hakmarrje politike ndaj saj.
Edi Rama e sulmoi sot Voltanën, për të disatën herë, sepse Voltana e bën nervoz. E bën nervoz Edi Ramën sepse ajo i kujton që gjysmat e kryetarëve socialistë të bashkive i ka përdhunues, trafikantë dhe kriminelë gjithfarësojesh nga Elvis Rroshi tek Adriatik Zotkaj. Voltana e bën nervoz Edi Ramën sepse ajo i kujton atij se Shkodrës i vuri deputet një hajdut të pangopur si Ilir Beqja.
Edi Ramën e bën nervoz Shkodra, e bën nervoz e gjithë Shqipëria sepse nuk i gënjen dot më me fasadat dhe premtimet mashtruese dhe as nuk i tremb dot më me të fortët”, deklaroi Basha.
Pak më herët Ademi përqeshi Ramën duke i kujtuar se shkon në shtratin e shokëve ndërkohë që Rama pak më herët tha se kryetarja fle gjumë dhe nuk bën punë në Shkodër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/