Shoqëria civile ka dorëzuar sot në Kuvend propozimin për uljene çmimit të naftës përmes unifikimit të tre taksave në një të vetme dhe ulja e saj në raport me të ardhurat në xhepat e shqiptarëve.
Çdo qytetar që ka një automjet kur blen karburantin paguan në çmimin e naftës apo benzinës edhe 3 taksa, 37 lekë akcizë, 27 lekë për qarkullimin dhe 3 lekë për karbonin, duke zënë edhe peshën më të madhe të kostot së karburantit për qytetarët.
Aktivisti i shoqërisë civile, Panajot Soko, argumenton amendimet e kërkuara.
Panajot Soko: Heqja e kësaj shumëllojshmërisë së taksave që i vishen produkteve energjitike, kryesisht karburanteve, heqja e tyre dhe bërja më e thjeshtë, kalimi në një taksë, taska acizore që mund të referohet ose si akcizë ose si taksë kombëtare. Sot nga një çmim 172-173 lekë që është mesatarisht në treg, 105 lekë janë taksa, ndërsa pjesa tjetër është e gjithë industria që përfshin kostot e veta.
Taksa e qarkullimit që paguhet sëbashku me karburantin është ajo që duket se ka peshën më të madhe.
Rishikimi i saj lind si nevojë edhe për shkak të përplasjes që ajo has me taksën ndaj koncesionit të rrugëve, sikurse do të ndodhë me Rrugën e Kombit.
Panajot Soko: Pra ne paguajmë takësën e qarkullimit, duhet të paguajmë dhe 5 euro për koncesionarin. Kjo sjell një përplasje.
Ulja e nivelit të taksimit të naftës do të kursejë në xhepat e qytetarëve 25 lekë për çdo litër dhe buxheti i shtetit do të marrë 200 mln dollarë.
Panajot Soko: Kostoja e buxhetit për shkak të uljes së çmimit të naftës është rreth 100 mln dollarë, përfitimet që merr për shkak të stimulimit të konsumit shkon në 200 mln dollarë.
Në mbështetje të këtij draft-propozimi, shoqëria civile do ta shoqërojë edhe me protesta.
Panajot Soko: Nuk do të ketë as fjalime, as thirrje. Qytetarët e heshtur, të shqetësuar do të qëndrojnë aty përreth dy orë. Kjo gjë do të vazhdojë ditë për ditë.
Nga taksa e qarkullimit, shteti shqiptar mbledh 15 mld lekë të ardhura, nga ku 5 mld shkojnë për rikonstruksionin e rrugëve, ndryshe nga sa përcakton strategjia e dakordësuar 8 mld lekë.
DRAFTI I PROPOZUAR
25 lekë/litër kursen qytetari
200 mln dollarë fiton buxheti i shtetit
Tabela
TAKSIMI AKTUAL MBI KARBURANTIN
Akciza e naftës = 37lekë
Taksa e Qarkullimit = 27lekë
Taksa e Karbonit = 3 lekë
AKCIZA (EUR/LTR)
Benzina Gazoil
Maqedonia € 0.35 € 0.20
B&H € 0.18 € 0.15
Serbia € 0.36 € 0.25
Mal i Zi € 0.46 € 0.35
Kosova € 0.31 € 0.31
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/