Presidenti Nishani i kërkoi sot Presidentit të Maqedonisë Gjerge Ivanov të mos transferonte krizën politike në krizë etnike gjatë një takimi që zhvilloi me të në Bakur të Azerbaixhanit ku po merr pjesë në Forumin e 5-të Global të Baku-së.
Duke iu referuar situatës paszgjedhore në Maqedoni, Presidenti Nishani shprehu shqetësimin për situatën e përgjithshme politike dhe marrëdhëniet ndëretnike atje, si dhe theksoi tentativat për ta transferuar krizën nga domeni politik në atë etnik, mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë.
Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu se, Shqipëria asnjëherë nuk ka ndërhyrë dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të një shteti tjetër, dhe aq më pak të vendeve fqinje. Lidhur me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, Presidenti Nishani theksoi se ata janë një faktor shtetformues dhe Shqipëria do t’i mbështëse në kërkesat e tyre legjitime për respektim dhe zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Presidenti Nishani u takua edhe me Presidentin e Azerbajxhanit Aliyev.
Duke vlerësuar rolin personal të Presidentit Aliyev në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, Presidenti Nishani nënvizoi gjithashtu se falë vullnetit të përbashkët dhe mundësive reale që ekzistojnë, marrëdhëniet mes dy vendeve mund të pasurohen më shumë me shkëmbime vizitash në nivel të lartë. Me një theks të veçantë për bashkëpunimin ekonomik, Presidenti Nishani u shpreh se: “Projekti i gazsjellësit TAP po zbatohet me shumë sukses në pjesën e territorit shqiptar dhe do të hapë perspektiva të tjera bashkëpunimi mes dy vendeve, me mundësi shtrirjeje më pas edhe në vende të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.”
Kreu i Shtetit e siguroi Presidentin Aliyev se kompanitë azere janë shumë të mirëpritura për të eksploruar tregun shqiptar dhe mundësitë e bashkëpunimit apo të investimit në Shqipëri. Gjithashtu, të dy Presidentët shprehën interesin dhe gatishmërinë për të nxitur më tej bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe kontaktet e drejtëpërdrejta mes kompanive të biznesit mes dy vendeve.
Në takimin me Presidentin e Gjeorgjisë, zotin Giorgi Margvelashvili u bisedua për forcimin e marrëdhënieve të përbashkëta, bazuar në vizionin, vlerat dhe interesat e përbashkëta, ku një vend të veçantë zuri interesi për çështjet e sigurisë në rajonet ku dy vendet bëjnë pjesë.
Gjatë pjesëmarrjes në Forum, Presidenti Nishani shkëmbeu biseda të shkurtra dhe me një numër homologësh apo pjesëmarrësisht me reputacion ndërkombëtar në këtë aktivitet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/