“Lajme të mira do të vijnë në ditët që vijnë. Agimi po vjen shumë shpejt”. Kjo ishte deklarata e Bashës sonte tek cadra e opozitës ndërkohë që njoftoi se Rama po bën përpjekje për të vendosur një qeveri kukull.
“Rama ka nisur të lëvizë për të vendosur një kryeministër kukull dhe një qeveri kukull. Por ne nuk do të pranojmë. Ne duam qeveri teknike me vulën e opozitës”, tha Basha.
Në vijim ai tha se ka ndërmend që në nje qeveri të PD të anulojë të gjithë tenderua dhe marrëveshjet korruptive si dhe të gjurmojë paratë e korrupsionit që kanë ikur nga Shqipëria.
“Jemi të vendosur, mbizotëron, shpresa, gëzimi për të nesërmen që do të vijë. Jo gjithçka do të zgjidhet me shkop magjik por një gjë do të zgjidhet njëherë e mirë. Buxheti i qeverisë, paratë e shqipatrëve do të vihet në dispozicion të qytetarëve shqiptarë dhe jo të aligarkëve.
Paratë e grabituar shqiptarëve do ti gjurmojmë deri ën ishullin më të fundit të botës për t’ia kthyer shqiptarëve. Jo nga ne por nga prokurorët. Reforma në drejtësi do të votohet ashtu si u votua më 22 korrik”, tha Basha. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/