Artistit dhe aktivistit të shoqërisë civile Leonard Bombaj i kanë hedhur dje një kovë me ujë të ftohtë në kokë ndërsa ishte duke ndjekur një aktivitet në Tiranë.
Si të mos mjaftonte, kova me ujë u pasua nga një rrebesh fyerjesh nga një 29-vjeçari Arkimend Lushaj, i njohur edhe me emrin artistik “Stresi”.
Ngjarja ka ndodhur në orën 11:30 të mërkurës në rrugën “4 Dëshmorët” në Tiranë, gjatë një aktivitetit.
Policia ka ndërhyrë dhe e ka ndaluar dhunuesin duke ia dërguar dosjen e tij për vlerësim, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/