Një pastor kristian, që punonte në një minierë në Sierra Leona ka zbuluar një diamant 706 karatësh, ndër më të mëdhenjtë të zbuluar deri më sot.
Ky gur i çmuar u gjet nga Emmanuel Momoh, i cili po punonte në rajonin Kono, në lindje të vendit.
Ai pritet të shitet në ankand në Sierra Leone dhe të ardhurat do të shkojnë për vendin.
Eksperti i diamantëve Paul Zimnisky tha se ky mund të jetë “
në mesin e 10 – 15 diamatëve më të mëdhenj të zbuluar deri më tani” dhe diçka tepër e rrallë për t’u gjetur në një minierë kaq të vogël.
Sipas Zimnisky, për momentin është e pamundur të përcaktohet vlera e këtij guri të rrallë, por mendohet se ai mund të kushtojë mbi 50 milionë paund.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/