Kati i tretë i nëndheshëm i Bibliotekës Kombëtare u përfshi nga flakët mëngjesin e ditë së sotme.
Pas ndërhyrjeve të zjarrfikësve u bë e munduar neutralizim i flakëve, ndërsa mësohet se janë dëmtuar vetëm disa libra të periudhës ruse.
Zëvendës ministri i Kulturës, Zef Çuni i pyetur nga gazetarët tha se materialet e djegura nuk ishin të ndonjë rëndësie të veçantë.
Zef Çuni: Kemi hartuar edhe projektin e rikonstruksionit të Bibliotekës Kombëtare, e cila do të ketë një sistem alarmi shumë më të përsosur sesa ky që kemi.
Pyetje: Janë shuar flakët?
Zef Çuni: Po, po patjetër janë shuar.
Pyetje: Ka ndonjë dyshim nga se është shkaktuar?
Zef Çuni: Ka ndodhur nga sistemi elektrik.
Pyetje: Janë dëmtuar dokumentet me vlerë?
Zef Çuni: Jo absolutisht, vetëm disa libra të periudhës rusë, mesa thonë specialistët e bibliotekës. Nuk ka dëme të mëdha sepse është shuar menjëherë nga zjarrfikëset sepse sistemi i alarmit ka funksionuar menjëherë dhe nuk ka dëm shumë të madh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/