Dy persona me kombësi shqiptare u arrestuan dje nga policia italiane rreth orës 16: 00 policia njëri prej tyre kishte 9 vite që ndodhej në arrati.
Një patrullë policie e ngritur në sheshin “Duomo” të Piacenza-s (Itali) ka ndaluar për një kontroll normal dy burra, të cilët ishin duke ecur. Asnjë prej të dyve, nuk kishte me vete dokumente identifikimi. Për këtë, ata u shoqëruan në komisariat për t’u pyetur.
Nga kontrolli që iu bë personave të ndaluar u zbulua që atë ishin shqiptarë përkatësisht 40 dhe 28 vjeç. Mediat lokale nuk e bëjnë të ditur identitetin e tyre.
Nga hetimet e bërë u zbulua se 40-vjecari në të kaluarën kishte qenë në burg për vepra të që lidhen me prostitucionin e të miturve, trafikim dhe shitje të të miturve për prostitucion, dhe dhunë seksuale.
Gjithashtu, është denoncuar për shfrytëzim prostitucioni, shpërndarje droge dhe në vitin 2005, mbajtje të paligjshme të armëve. Krime këto të kryera në kohë të ndryshme dhe në provinca të ndryshme të Italisë. Në vitin 2008, ndaj tij, Gjykata e Apelit të Torinos dha një vendim burgimi me 10 muaj e 20 ditë për shqiptarin.
Por, nga dita e lëshimit të vendimit të gjykatës, ai ka humbur gjurmët dhe arriti që për nëntë vite të fshihej pas një emri të rremë. Arratia e tij tashmë ka marrë fund dhe 40-vjeçari është shoqëruar në burgun e Novara-s.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/