QEVERIA TEKNIKE/ Edi Rama mendon dorëheqjen, përzgjedh dhe kontakton zëvendësuesen e tij

QEVERIA TEKNIKE/ Edi Rama mendon dorëheqjen, përzgjedh dhe kontakton zëvendësuesen e tij

54
0
Shares

Ndërsa protesta e opozitës vijon me të njëjtin intensitet dhe kur Kryeministri duket se nuk do të lëshojë pé lidhur me mundësinë e një qeverie teknike, shansi për të shkuar në zgjedhje me një kabinet teknik nuk i ka mundësitë Zero, siç është menduar deri më sot.
Burime konfidenciale (jozyrtare) pranë stafit të Edi Ramës konfirmojnë për Opinion.al se Ermelinda Meksi, ish-eksponente e PS, që për momentin mban një post të rëndësishëm në zyrat e Sekretariatit Ekonomik pranë OSBE në Vjenë ka pasur bisedime intensive me kryeministrin Rama.
Meksi njihet si tekniciene e zonja dhe e papërfshirë në afera politike në Shqipëri. Ndoshta arsyeja që ajo është në kontakte të shpeshta me Edi Ramen ka të bëjë me mundësinë e drejtimit prej saj të një qeverie teknike. Shanset janë që opozita që jetë dakord me një qeveri të drejtuar prej Meksi. Por nuk përjashtohet mundësia që emri i Meksit të jetë dhe një kandidaturë e mundshme e PS për Presidente.
Lëvizjet e ditëve të fundit, largimi i 4 ministrave dhe bisedimet intensive të Edi Ramës me bashkëpunëtore dhe ish-bashkëpunëtorë shtojnë dyshimet që Kryeministri po përgatitet për lëvizje të reja ‘surprizë’ që doemos kanë lidhje dhe me qëndrimin përfundimtar që pritet të mbajë për zhvillimet e fundit aleati i tij kryesor LSI.
Zyrtarizimi i marrëveshjes parazgjedhore mes PS dhe LSI dhe formimi i një qeverie teknike më në krye zonjën Meksi do të qetësonte situatën parazgjedhore dhe do të plotësonte kushtin kryesor të opozitës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY