Puglia, tre muajt e parë të 2017, u sekuestruan 11 ton kanabis...

Puglia, tre muajt e parë të 2017, u sekuestruan 11 ton kanabis shqiptar

65
0
Shares

Kapja e gomones me 800 kilogramë kanabis është vetëm aksioni i fundit i policisë italiane në Puglia. Trafiku i drogës nga Shqipëria për në këtë zonë duket se është rritur me hyrjen e vitit 2017.
Që prej fillimit të këtij viti janë rreth 11 ton kanabis, që janë transportuar nëpërmjet detit dhe që janë kapur në det nga Guardia di Finanza në Puglia. Ajo që e bën të frikshme këtë shifër është fakti se gjatë gjithë vitit 2016 janë trafikuar më pak se gjysma e kësaj shume.
Pikërisht për këto arsye, për rritjen e trafikut të drogës ka nisur dhe është në vazhdim një hetim që po bëhet nga Guardia di Financa në Marittima në bashkëpunim me Policinë Shqiptare dhe autoritetet e Portit të Durrësit, hetim që ka përfshirë edhe Zyrën e Bashkëpunimit ndërkombëtar në Ministrinë e Brendshme në Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY