Nga Alba Kepi
Një biznesmen shqiptar u dënua me disa milionë lekë gjobë për shka se kishte fshehur detyrimet ndaj qeverisë italiane.
Shteti italian ka gjobitur me 2 milionë euro biznesmenin shqiptar Eduard Byku, 36 vjeç. Si pronar i shoqërisë ndërtimit “Edil e Byku srl” në rajonin e Venetos. Eduard Byku gjatë aktivitetit të tij sipërmarrës nuk kishte paguar taksat, nuk kishte derdhur kontributet e detyruara ndaj shtetit italian, si dhe nuk kishte deklaruar të ardhurat e tij vjetore pranë organeve kompetente.
Eduard Byku ka mbërritur në Itali në vitin 1996, duke punuar disa kohë si kopshtar në Puglia e më pas transferohet në komunën Feltre në provincën e Bellunos në Veneto, ku krijon dhe sipërmarrjen e tij të ndërtimit. Eduard Byku për pak kohë ka qënë futbollist i skuadrës së komunës së Porcenese.
Shoqëria e ndërtimit “Edil e Byku srl” punonte kryesisht për shoqëritë private me çmime mjaft konkurruese ndaj kompanive të tjera të ndërtimit me aktivitet në provincën e Belluno, Treviso, Vicenza e Padova.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/