Ilir Meta dhe Edi Rama, replika në distancë mes “këshilltarëve” për koalicionin

Ilir Meta dhe Edi Rama, replika në distancë mes “këshilltarëve” për koalicionin

103
0
Shares

Një artikull i gazetarit nga Kosova, Baton Haxhiu me titull “Hiqe nga qeverisja atë helm, hiqe Ilir Metën”, ka ngjallur debat në Tiranë nga disa të tjerë gazetarë që përcjellin mendimin e Metës herë ashtu sic është e herë për test të qëndrimeve apo aksioneve politike.

Haxhiu ka ngjallur debat pasi kërkon të largohet nga koalicioni Ilir Meta ndërkohë që katër vjet më parë ai bëri një sondazh në Shqipëri rreth nev ojës së koalicionit PS-LSI duke ia mbushur mendjen Edi Ramës se pa LSI nuk fitonte dot zgjedhjet e vitit 2013.

Kjo rënie pikiatë e bursës së Metës tek këshilltarët e Ramës nuk do të kishte zgjuar kaq interes nëse do të artikulohej nga zëra të paanshëm qoftë në Tiranë, Prishtinë apo Shkup, por kur këtë e thotë “Endri Fuga” tjetër i Ramës, atëherë cështja nuk është më një test por një paralajmërim për veprim.

“Iliri “është helmi i socialisteve dhe melhemi i demokratëve ndërkohë qe nën kupole nuk ndodh asgjë”, na thotë një diplomat i involvuar në krizë. Me të drejtë, së paku nuk ndodhë asgjë pozitive.

Sa më shumë të zgjasë protesta aq më tepër vë kushte Meta për të përfituar maksimumin për katër vitet që vijnë. As naivi më i skajshëm nuk beson se Ilir Meta i bashkohet sërish PD-së, ngase as të dyja, PD dhe LSI nuk i mundin tjerët”, shkruan Haxhiu.

Në vijim ai e rreshton LSI më afër PD se sa PS ndërsa kërkon nga PS model tjetër qeverisjeje.

“Kjo përveç faktit se Ilir Meta është po aq hipotekë sa vetë Berisha për figurën të pakarizmë te Lulzim Bashës.

Të parin e ka armik të përbetuar se nuk përkojnë në ideologji e mendësi e të dytin se e trajton si trashëgimtar, garanci për t’i ikur drejtësisë.

PS duhet të kërkoj modele tjera qeverisjeje. Pa LSI-në. Jo kështu pas çjerrjes së maskave që për interesa të vogla klanesh vihet sërish në pikëpyetje ardhmëria e vendit sidomos në relacion me BE ngase ndërpriten për shumë vite negociatat. Edi Rama ia bën varrin vetes nëse tenton të përmbush kërkesat e Ilir Metës ngase;

Aleanca me LSI, kur kemi parasysh dëmin që i shkaktohet vendit nga ky lloj koalicioni është më se i padobishëm.

Prioriteti i PS-së është Reforma në Drejtësi, ndërkaq partia e Ilir Metës saboton pikërisht këtë prioritet ngase ka komplet qëndrime tjera rreth këtij kushti të rëndësishëm që vendi të shpëtojë nga hallkat e krimit të instaluara për 25 vjet.

LSI nuk është përfaqësuese e barazisë sociale, zhvillimit ekonomik me shtrirje sa më të gjerë demokratike, që do të thotë se ka humbur statusin e një të afërmeje brenda parimeve socialdemokrate. PS duhet të kërkojë koalicione tjera”, sugjeron baton Haxhi në shkrimin e tij i cili ëhstë i botuar i plotë tek rubrika “Opinion”.

Ndërkaq pak orë pas publikimit të shkrimit të Baton Haxhiut, një mik i Metës ndërsa shkruan komente, Nikoll Lesi i është përgjigjur me ngut.

nikoll lesi ilir meta

“Rama dhe Meta janë të dënuar të futen sëbashku në këtë zgjidhje për zgjedhje. Ndryshe nëse Edi Rama merr aventurën e largimit të LSI, siç ia sugjeroni, e keni çuar Edi Ramën ‘për lesh, në presh’! Si dikur Tritan Shehun e PD-së, në Lushnjë”, shkruan Lesi.

“Ilir Meta ka dalë nga e majta, punon për të majtën, bile paksa të majtën tradicionale dhe mbetet te e majta si në gen ashtu dhe në përspektivën e afërt. Edi Rama, ndonëse është kryetar i PS-së dhe kryeministër i së majtës, ai nuk ka asnjë lidhje shpirtërore me të majtën socialiste. Aspak. Rama si kryeministër ka bërë disa reforma drastike, të pranueshme, siç edhe ka bërë sallatë shumë të tjera. Ai është Rilindas, siç e thotë mjaft bukur lideri i LIBRA, Ben Blushi. Dhe për më tej Edi Rama ka marrë selinë rozë me një grup rilindasish, që pasi e shpartalloi PS-në, duke larguar ikonat socialiste si filozofin e së majtës Ben Blushi dhe “karlmaksin e PS-së”, Koço Kokëdhimën; tani Edi Rama ka mbetur shah-mat”, thekson Lesi duke izoluar në shkrimin e tij Kryeministrin deri në atë pikë sa aleanca me LSI do të ishte i vetmi shpëtim.

Fill më pas ai sugjeron skemën sipas të cilti edhe Rama del nga kriza, edhe aleanca nuk prishet, edhe fitohen zgjedhjet e 2017-ës nga i njëjti koalicion.

“E kam thënë në krye të herës, sapo filloi protesta e opozitës në çadër, se Edi Rama ka rastin që nga kryetar i PS-së të kthehej në një Burrë Shteti. Pra as më pak e as me shumë: Të jepte dorëheqjen nga kryeministër në emër të ruajtjes së shtetit dhe bashkë me Ilir Metën hyn në zgjedhje dhe i fiton. Zgjedhje pa opozitën, Baton i nderuar, nuk mund të ketë dhe as do ketë. Këtë e di mjaft mirë ti. E provoi Sali Berisha në maj 1996 dhe shkaktoi luftën civile, sepse iu bashkëngjit edhe rënia e piramidave”, shkruan Lesi.

“Nuk është koha për braktisje koalicionesh, sidomos në këto muaj, kur anija është shpuar gjithëandej, kudo. Nuk mbahet “uji i oqeanit” duke vendosur dorën iks ministër mbi vrimat ku fut ujë anija qeveritare, aq me tepër që opozita po i prish direkun me mos futjen e saj në zgjedhje.

Natyrisht që precedenti i tanishëm i çadrës krijon precedentë edhe pas katër viteve dhe kështu në vijim, por Rama-Meta mund të ngrihen mbi interesat politike përkatëse, mbi pushtetin dhe të ruajnë shtetin nga destabiliteti. Vendosin, bashkërisht, që të hyjnë në zgjedhje si koalicion dhe paralel me këtë vendim krijojnë qeverinë teknike me opozitën, por me një kusht: Dorë për dorë qeveria teknike me votimin e PD-së në Parlament të Vettingut”, shkruan Lesi.

Pavarësisht se të dy komentuesit nuk kanë thënë asnjë fjalë për qëllimin e protestës së opozitës që janë zgjedhjet e lira dhe të drejta, pa paratë e kanabisit apo të bizneseve në të zezë në të gjithë vendin, kanë zbuluar dy skema që po përpunohen në dy pjesët e qeverisë. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY