Berisha: Rama ka video me skena të papërshtatshme në hotelin e Balilit

Berisha: Rama ka video me skena të papërshtatshme në hotelin e Balilit

57
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka takuar sot ish Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Ricardo Migliori, të cilit i ka shprehur shqetësimin se qeveria me në krye Edi Ramën nuk do të lejojë zgjedhje të lira.
Berisha me anë të një statusi në “Facebook” shkruan ndër të tjera se ka denoncuar edhe ekzistencë sipas tij të filmimeve në skena të papërshtatshme të Ramës në hotelin e Balilit.
“Theksova se qeveria është peng e Eskobarit të Ballkanit, ministra dhe vetë Edi Rama janë të akuzuar si të filmuar në skena të papërshtatshme në hotelin e Eskobarit ndërsa ligji i dekriminalizimit nuk ka asnjë efekt real, vrasësit, trafikantët, pengmarrësit janë në parlament dhe të gjitha nivelet e qeverisjes”.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Takim me ish Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, zotin Ricardo Migliori!


sbosTe dashur miq, sot prita në një takim ish Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, zotin Ricardo Migliori. Në këtë takim u diskutua gjerësisht për zgjedhjet e ardhëshme në Shqipëri.
Theksova se Shqipëria ndodhet në situatën më kritike se asnjëherë më parë. Krizat e thella të mëparëshme janë zgjidhur nëpërmjet zgjedhjeve, kurse Edi Rama ka shkatërruar në mënyrë të plotë mundësinë e zgjedhjeve të lira në këtë vend.
U shpreha se zgjedhjet lokale të vitit 2015 ishin të vdekura pa u bërë votimi pasi vullnetin e qytetarëve e shtypi egërsisht krimi i organizuar; blerja masive votës me paratë e drogës; angazhimi i të gjithë institucioneve te shtetit në luftë elektorale kundër opozitës; kontrolli i eger i mediave; të gjitha këto dukuri jane te të paraqitura në raportet e OSBE-së.
Mirëpo gjatë këtyre dy viteve këto çështje madhore në vend që të merrnin zgjidhje ato u shumfishuan, morën dimensione të paimagjinueshme.
Në këtë kontekst, e njoha zotin Migliori me faktin se sot sipërfaqja e kanabisit, e krahasuar me dy vite më parë është rritur me dhjetra e dhjetra herë dhe mbjellja e saj në të katër anët e vendit është kthyer në një politikë shtetërore të pashpallur të qeverisë.
Gjithashtu në një javë, në Itali, ka ndodhur që janë sekuestruar mbi 20 tonë drogë, pothuaj dy herë më shumë se sasia e drogës e sekuestruar në 8 vite të qeverisë së mëparshme. Vendi në çdo cep të tij është i mbushur me banda të armatosura të kanabisit që ruajnë parcelat dhe ndajnë fitimin me drejtorët e policisë dhe qeveritaret lokalë dhe qendror. Ministri i rendit, i shkarkuar këto ditë, transportonte drogë me skafin dhe makinën e tij, zëvendësuesi i tij, është një xhelat i vërtetë i diktaturës hoxhiste, që ka masakruar njerëz në qelitë e burgjeve ndërsa vëllai i tij është trafikant ndërkombëtar droge i dënuar në Itali dhe i kërkuar në disa vende.
Ne takim shpreha shqetësimin se miliardat e eurove janë bërë gati të blejnë votat e shqiptarëve, e tërë administrata – polici, gardë, ushtri, ndërsa administrata publike është pajisur me formularin e patronazhistit për të rrëmbyer votat e qytetarëve. Njëkohësisht janë liruar nga burgu dhe janë shpallur të pafajshëm banditë e vrases serial që kanë kryer akte terroriste vetem se janë si miq të Edi Ramës dhe u janë ngarkuar detyra elektorale.
Theksova se qeveria është peng e Eskobarit të Ballkanit, ministra dhe vetë Edi Rama janë të akuzuar si të filmuar në skena të papërshtatshme në hotelin e Eskobarit ndërsa ligji i dekriminalizimit nuk ka asnjë efekt real, vrasësit, trafikantët, pengmarrësit janë në parlament dhe të gjitha nivelet e qeverisjes.
Vendi është shnëdrruar në lavatriçe të parave të pista të drogës dhe trafiqeve të tjera. Kryeministri ka bankën e tij private, të rregjistruar off shore, drejtimin e të cilës ia ka besuar bashkëshortes, gjithçka në funksion të larjes së parave të pista. Ai këto ditë i duke shkelur të gjitha ligjet i dhe të vëllait kontollin e lojrave të fatit në mbarë vendin.
Opozita shqiptare, nga viti 1991 deri sot, kurrë nuk ka protestuar në prag fushate elektorale. Opozita e bashkuar si kurrë më parë, është prej 25 ditesh në një protestë, të pandërprerë pasi asaj nuk i ka mbetur asnjë hapësirë tjetër për garë elektorale. Opozita proteston me qëllimin e vetëm – vendosjen e një qeverie teknike, që shqiptarët të mund të votojnë të lirë.
Biseda ishte e hapur dhe konstruktive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY