Një 50 vjecar është shpallur fajtor nga gjykata me akuzën e bezdisjes seksuale në një urban të Tiranës. Një udhëtim i zakonshëm në një autobus urban është kthyer në “udhëtim ferri” për dy vajza të reja në kryeqytet pak kohë më parë.
Ato janë ngacmuar seksualisht nga një 50 vjeçar, pasagjer në të njëjtin autobus. Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2016, kur pak minuta pasi kishin hipur në urban, një burrë është afruar drejt të rejave dhe ka vazhduar të bëjë veprime ngacmuese me duar.
Veprimet ngacmuese kanë vijuar derisa një tjetër pasagjer ka lajmëruar policinë. I akuzuari si autor i kësaj ngjarjeje, 50-vjeçari F. L. është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “ngacmimit seksual”. Sipas vendimit, ai duhet të vuajë një dënim me 1 vit heqje lirie.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/