Gazeta britanike Daliy Mail ka publikuar një artikull ku e hap shkrimin me titullin: Jeta e dyfishtë e azilkërkuesit shqiptar që vrau çiftin e moshuar në një sulm te ‘pashpirt’ për milionat që ata kurrë nuk i kishin.
Ky artikull i referrohet kriminelit shqiptar Vital Dapi i cili për rreth dy dekada ka jetuar me identitet të remë një Angli. Ai është i akuzuar për vrasjen e një çifti të moshuar britanik Peter dhe Sylvia Stuart, citon Panorama gazetën britanike.
Ish-komandoja e forcave speciale vuri nën shënjestrën e tij Peter dhe Sylvia Stuart pasi kujtoi se ishin milionerë dhe kështu mund të paguante borxhet në të cilat ishte zhytur prej kumarit.
Dapi e kishte goditur disa herë më thikë 75-vjeçarin Peter Stuart, duke i shkaktuar 9 plagë të mëdha. Gjykata e shpalli atë fajtor edhe për vrasjen e pensionistes pasi iu gjetën flokë të saj në makinë.
Më 3 qershor policia gjeti trupin i tij brenda një grope në një pyll pranë shtëpisë së izoluar të çiftit në Weybread, në Eye, Suffolk ndërsa trupi i 69-vjeçares Sylvia Stuart nuk u gjet kurrë.
Ai e kishte vizituar shpesh me makinë banesën e çiftit në periferi për të planifikuar më pas vrasjen.
Detektivët pranuan se dinin shumë pak për të gjatë kohës kur ai ishte në arrati.
Gjyqi i tij në Gjykatën Ipswich Crown Court zgjati 3 orë dhe gjatë tij u zbulua se:
Ai hyri në Britani në vitin 1999 i fshehur në rezervuarin e karburantit të një kamioni
Iu dha azili pas 6 muajsh pasi u tha zyrtarëve të kufirit se ishte larguar nga Kosova pasi e gjithë familja e tij kishte qenë viktimë e spastrimeve etnike
Pozoi me një portret të mbretëreshës në ceremoninë e tij të marrjes së nënshtetësisë angleze në Essex në vitin 2005 dhe foton ia dërgoi së ëmës në Shqipëri
Vizitonte shpesh familjen e tij në Shqipëri dhe dyshohej se punonte si vrasës me pagesë në Ballkan
Ka qenë arrestuar 3 herë nga oficerët britanikë para se të kryente vrasjet dhe ata nuk e kishin kuptuar se ai jetonte atje nën një emër të rremë
Natën e shkuar anëtarët e parlamentit diskutuan gabimet e tyre të pafalshme që kishin mundësuar jetesën ilegale të Dapit për kaq shumë kohë.
Në gjykatë u tha se kumarxhiu i cili shpenzonte më shumë se 1000 £ në ditë, e vrau çiftin britanik për të vazhduar fiksimin e tij me kumarin pasi kishte dëgjuar se ata ishin milionerë.
Pasi vrau mizorisht çiftin e bashkëshortëve që kishin 48 vite të martuar, Dapi përdori kartën e kreditit të pensionistit dhe shkoi në Dover.
43-vjeçari u arrestua në Luxembourg dhe pranoi identitetin e tij të vërtetë, por oficerët e policisë uk e besuan kështu që e futën në gjyq me emrin e rremë kosovar Ali Qazimaj.
Ai e pranoi identitetin e tij dhe tha se nuk kishte qenë kurrë në Mbretërinë e Bashkuar deri në ekstradimin e tij dhe se nuk e kishte përdorur emrin Ali Qazimaj.
U kryen shumë pak hetime për ta konfirmuar këtë gjë dhe prokurorët i thanë jurisë se emri Vital Dapi ishte i sajuar. Në fakt, kjo ishte gjëja e vetme për të cilën ai po tregohej i sinqertë.
Vital Dapi, lindur më 1972 në Elbasan ishte djali i një hidrauliku.
“Gjithmonë e ka patur ëndërr Perëndimin. Sa herë që shikonte në televizor mbretëreshën ose Tony Blair thoshte ‘dua të punoj për ju, dua t’ju shërbej’”, deklaroi motra e tij Esmeralda Hasko.
Në dhjetor të vitit 1998, Dapi pagoi një trafikues qeniesh njerëzore për të shkuar në Itali dhe më pas në Holandë. Më 25 shtator 1999 ai i hipi një anijeje për në Essex.
“Ai qëndroi brenda karburatorit të kamionit përgjatë gjithë udhëtimit. Kur mbërriti në Britani s’e besonte askush se ishte gjallë”, tha xhaxhai i tij Murat Dapi.
Në Britani ai kaloi 6 muaj në një kamp refugjatësh.
“Vitali bleu një pasaportë jugosllave nga një kosovar dhe e ndërroi foton e tij me të vetën. Duheshin dokumente kosovare për të marrë leje të përkohshme në Angli”, tha kunati i tij Ingrid Hasko.
Për të heshtur pyetjet e policëve për familjen e tij ai i tha se kishin vdekur të gjithë në Kosovë.
“Autoritetet angleze e besuan historinë e tij ashtu siç kanë besuar dhe shumë të tjera”, tha një kushëri i tij.
Brenda 6 muajve atij iu dha leje qëndrimi dhe fitoi nënshtetësinë në vitin 2005.
Pavarësisht identitetit të tij si Ali Qazimaj ai bënte një jetë të dyfishtë dhe kthehej shpesh në Shqipëri ku mbante identitetin e tij të vërtetë.
Pas disa eksperienca punësh si shofer dhe shitës dyqani në Londrën Veriore ai u zhvendos në Tilbury Essex ku filloi punë si kujdestar i të atit dhe njerkës së Steve Paxman, dhëndrit të çiftit që vrau.
Në 2005 Dapi dyshohet se ka kryer një vrasje me pagesë në Serbi dhe i dëshpëruar për më shumë para iu vu pas çiftit të pensionistëve.
Vajza e pensionistëve, Christy Paxman, 42 vjeç u përball në gjykatë me vrasësin e prindërve të saj dhe iu lut atij t’i tregonte se ku e kishte fshehur trupin e nënës së saj. PERSHTATI: PANORAMA
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/