Policia italiane bëri të mundur kapjen një tjetër gomone ngarkuar me drogë pas nj ndjekjeje spektakolare që iu bë asaj ën det.
Në operacion u përfshi edhe policia shqiptare e cila sinjalizoi për ngarkesën prej 800 kg kanabis. Në pranga u vunë dy skafistë shqiptarë me iniciale V.T, 21 vjeç nga Kavaja dhe D.B. 32 vjeç nga Durrësi.
Droga prej 800 kg ishte e ndarë në pako dhe e sistemuar në gomone, gati për tu dorëzuar në brigjet italiane.
Ka qenë Frontex me një avion portugez të patrullës dhe Guardia di Finanza e Pulias me një helikopter dhe dy Njësi detare me mbështetjen e Guardua di Finanza në Durrës dhe Vlorë që kanë bërë të mundur bllokimin e një gomoneje 7 m të gjatë me dy motorë nga 150 kuaj fuqi në afërsi të Viestes, Foxhia.
Pas sinjalizimeve nga Policia Kufitare Shqiptare, avioni i Frontex i dikton në det dhe Guardia di Finanza e Pulias pas 4 orë ndjekje i kapi në Vieste rreth orës 18.30 të mbrëmjes së djeshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/