Drejtoria e policisë në Fier ka falënderuar ish ministrin Tahiri përmes një mesazhi vendosur në emër të një polici.
Sipas drejtorisë së Policisë në Fier thuhet se “Është e vërtetë, kemi kaluar shumë Ministra. Midis nesh ka punonjës policie me një karrierë 40 vjeçare, por ka dhe punonjës policie shumë të rinj, djem e vajza që kanë rreth një vit pune.
…Ju falënderojmë sepse edhe ne kemi arsye për të qenë krenarë për atë kohë që punuam me ju. Sepse punën tonë të mundimshme ju e bëtë me fisnike, më qytetare, e çliruat nga muret e larta ngjyre gri dhe e hapet për ne dhe publikun.
Tashmë qytetarët priten, dëgjohen me kujdes në zyrat tona dinjitoze nga vajza të qeshura e plot etikë, larg katrorëve të sporteleve me xhama të thyer e vrazhdësisë të atij që mundohej të të dëgjonte.
Ne punonjësve të policisë me pasion për profesionin ju na rinuat me shumë djem e vajza, na veshët bukur, na hapet shkollën e mbyllur prej vitesh, na mbështetët financiarisht, ndaj sot ndihemi dinjitozë në detyrën tonë për t’i shërbyer qytetarëve.
Po, vërtetë kemi kaluar shumë Ministra, por Ju do t’ju mbajmë mend si të vetmin qe u bë njëri prej nesh, na dëgjuat për shumë halle, na uruat për shumë gëzime dhe na vlerësuat për punën e vështirë”, shkruan në mesazhin e saj drejtoria e Policisë në Fier.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/