Të paktën dhjetë pensionistë nga mosha 70-80 vjec janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi kanë përfituar pension në mënyrë të padrejtë.
Policia e Dibrës tha se procedimi penal ndaj tyre filloi pasi dyshohet se kanë fallsifikuar aktet e gjendjes civile, dhe kanë mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar pension në mënyrë të pa drejtë.
S.L, 73 vjeç, banues në Bulqizë.
Z.Q, 72 vjeç, banues në Peshkopi.
A.Zh, 80 vjeç, banues në Bulqizë.
H.B, 72 vjeçe, banuese në Tiranë.
Sh.K, 70 vjeçe, banuese në Durrës.
N.L, 61, vjeçe, banuese në Durrës.
P.L, 70 vjeç, banues në Burrel.
Sh.H, 74 vjeç, banues në Burrel.
H.L, 69 vjeç, banues në Durrës.
S.O, 73 vjeçe, banuese në Durrës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Fallsifikim i akteve të gjendjes civile”, dhe “Mashtrimi në sigurime”, parashikuar nga nenet, 191, 145, të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/