Pronari i UET, Henri Cili ka kërkuar dje që të futet në cadrën e opozitës. Gjatë emisionit opinion të Fevziut në Klan ai ka debatuar me gazetarin Shkullaku
Debati:
Çili: Do futem në çadër…
Shkullaku: Ty nuk të pranojnë.
Çili: Atje kanë pranuar punistë të vjetër jo mua që jam liberal.
Shkullaku: Atje pranojnë kundërshtarët, jo dezertorët…
Cili ka qenë më herët nga njerëzit e afërt të PD dhe lidershipit të saj por më pas për shkak të përfitimeve kryesisht që lidheshin me doktoraturat ai u bë lotues i qeverisë dhe Edi Ramës.
Pak javë më parë në kulmin e kritikave ndaj Kryeministrit ai kërkoi edhe një mandat të dytë për të.
Kreu i PD-së Basha e ka akuzuar atë se bën presion mbi pedagogët që janë të lidhur me PD.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/