ARTAN FUGA/ 11 teza teknike!

ARTAN FUGA/ 11 teza teknike!

75
0
Shares

 

artan fuga, vogel

Artan Fuga

Shqipëria ka ngecur te çështja e qeverisë teknike.
Bëhet apo nuk bëhet?
Po të mos zgjidhet kjo çështje situata ka rrezik të dali jashtë kontrollit për një kohë të gjatë dhe me pasoja të mëdha negative.
Opozita ka njëmijë herë të drejtë të kërkojë zgjedhje të lira ku aparati ekzekutiv i shtetit ose forca të toleruara prej tij të mos ushtrojnë presion sikur e kanë zakonin e lashtë direkt ose tërthorazi mbi qytetarët në votime.
Ka të drejtën e Zotit!
Por edhe partia në pushtet,sado zullume dhe e paaftë të jetë treguar qeveria e saj, ka të drejtë të mos i lëshojë rezultatet elektorale në tavolinë pa filluar zgjedhjet.
Votimet përcaktohen nga zgjedhje të lira!
Këto dy ekstreme duhen evituar sepse pa evituar ekstremet nuk ka zgjidhje as negociata të ndershme dhe transparente.
Përndryshe dy mundësi ka.
Opozita të arrijë qëllimet më të largëta, ose me ndihmën e një proteste shumë masive, ose me anë të një sinjali nga jashtë, ose nga ndonjë skandal korrupsioni ose administrativ i rëndë që mund të dali në shesh.
Qeveria nga ana e saj pret lodhjen e protestuesve dhe nga ana tjetër shpreson te ndonjë presion i partnerëve tanë perëndimorë mbi opozitën.
Por, përndryshe, nëse situata ngrin përgjithmonë, jo vetëm liderët, jo vetëm partitë, por edhe gjithë Shqipëria futet në terr institucional.
Si i bëhet? Ose do të ndodhin këto që thamë më sipër dhe mund të pritet jo më shumë sesa edhe pak kohë ende, ose pastaj ka një zgjidhje teknike për qeverinë teknike.
Teknicizimi teknik i qeverisë është çështje teknike dhe jo çështje politike.
Nuk është çështje personash thjesht në qeveri. Kush është dhe kush nuk është. Kjo është dytësore pastaj.
Pra, kërkohen modele të ftohta konceptimesh teknike për qeverinë.

Ajo formulë, që askush nuk po arrin ta thotë, mbase se nuk e mendojnë dot, përfshin:
1. Statusin e antarëve të qeverisë.
2. Raportin e qeverisë me procesin e zgjedhjes dhe fushatës elektorale. Sepse presionet bëhen në fushatë, jo thjesht në zgjedhje.
3. Kompetencat e qeverisë në këtë periudhë elektorale.
4. Kompozimin e pushtetit lokal dhe të autoriteve lokale.
5. Riformatimin e kodit zgjedhor. Lista të haopura, etj.
6.Buxhetet dhe shpenzimet e fushatave elektorale.
7. Kontrolli qytetar mbi procesin zgjedhor, si edhe të survejuesve nga jashtë.
8. Përcaktimi se kush mund të jetë anëtar komisionesh zgjedhore lokale dhe detyrimet, të drejtat, penalitetet ndaj tyre si edhe mënyrat e përzgjedhjes.
9. Përcaktimi i evitimit të mbivendosjeve midis funksionarit politik, autoritetit shtetror dhe kandidatit për deputet.
10. Përcaktimi i i kushteve për mospjesëmarrje në fushatë i autoriteteve administrative dhe politike në disa poste.
11. Përcaktimet si faje penale i presionit mbi punonjësit e administratës publike ose private gjatë fushatës elektorale dhe procesit të votimit.

Mjaftojnë të konkretizohen këto 11 teza për qeveri teknike dhe unë mendoj se palët mund të hyjnë në zgjedhje në pozita të barabarta, jo vetëm partitë e mëdha por të gjitha subjektet që duan të konkurrojnë.
Këtu fillon republika e re, sepse ajo që lidhet me një kushtetutë të re, ehu, ka punë ajo, do muaj e vite. Por, fillimi është këtu!
Qeveri teknike.
Por nuk është puna “po” ose “jo”, por “si?”
Nuk ka vullnet?
Atëherë fatin e vendit e kemi të gjithë mbi kurriz dhe mbajmë përgjegjësi për të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY