Ple
Kryetari i PS-së, Edi Rama ka mbledhur kryesinë e partisë ne selinë e saj. Mbledhja e kryesisë vjen pas 4 shkarkimeve të ministrave dhe pas problemeve që kanë lindur përgjatë procesit të largimit nga posti të ministrit të Brendshëm , Saimir Tahiri.
Pritet që Kryeministri Edi Rama të propozojë në mbledhjen e kryesisë emrat e rinj të ministrave ndërkohë që mund ti nisë që sot dekretet e shkarkimit dhe të emërimit të ministrave të rinj.
Largimi i 4 ministrave ka habitur mbështetësit e PS-së ndërkohë që argumenti që përdori dje për largimin e tyre ka habitur gjithë shqiptarët.
Rama u detyrua të bënte ndryshime në qeveri pas presionit të opozitës e cila ka po mban një protestë të pandalshme në bulevardin kryesor të Tiranës. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/