Lulzim Basha: Ndryshimet fasadë, duhet të ikë Rama, reformë sistemit zgjedhor

Lulzim Basha: Ndryshimet fasadë, duhet të ikë Rama, reformë sistemit zgjedhor

78
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se ndryshimet në qeveri nuk stepin protestën e opozitës. “Ndryshimet në qeveri nuk përmbushin asgjë nga kërkesat e protestës së opozitës. Ne kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Protesta përfundon kur sigurohen të dyja këto.

Dy republikat e reja me të vjetrën nuk mund të shartohen me njëra tjetrën, duhet të vdesë njera të lindë tjetra. Opozita e re do të ketë të drejtën e kontrollit të qeverisë së re”, deklaroi Lulzim Basha.

Në vijim Basha ka lajmëruar se pritet të ketë ndryshime substanciale në sistemin zgjedhor.

“Republika e vjetër që i konsideron zgjedhjet si mjet për pushtet dhe jo shërbim për qytetartë po bie e do të bjerë deri në tullën e fundit. Opozita nuk stepem. Do të ketë një sistem zgjedhjesh që forcon qytetarin në përzgjedhje dhe jo partitë për zgjedhjet e ardhshme”, tha kreu i opozitës.

Në vijim Basha tha se jemi përpara një skandali të ri të madh të qeverisë . “Janë shumë pranë të zbulimit të skandalit të helmeve të depozituara në Shqipëri. Më njoftuan një grup gazetarësh dhe miqsh në SHBA. Nëse kjo ka ndodhë, Kryeministri që rri pas fasadës duhet të zbresë dhe të tregojë. Nuk mjaftoi që i drogoi shqiptarët, tani po i helmon shqiptarët. Kjo javë do të jetë vendimtare për transparencën në lidhje me këtë krim. Nëse ai i ka depozituar helmet do kërkoj të trajtohet dhe gjykohet për gjenocid ndaj popullit të vet”, tha kryetari i PD-së, Lulzim Basha në panelin e sotëm të paradites ku ishin ftuar edhe gazetarët e Ora Neës, Patrik Sadikaj dhe Dritan Hila. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY