Kryeministri Edi Rama duke folur në top Story deklaroi sonte se qeveria do të hedhë në gjyq portalin që dha i pari lajmin për trafikimine helmeve në Shqipëri.
“Nëqoftëse ka një lajm se këtu kanë hyre 1300 kontenierë me lëndë helmuese radioaktive pse nuk e verifiko. Paguhesh për të nxjerrë një lajm krejtësisht të rremë jashtë jashtetit, për ta rimarrë këtu.
Nuk ka asnjë të vërtetë, janë lajme të rreme. Si kanë ardhë kontinierët, nga kanë ardhë, nga Italia? Si kanë hyrë, po të ndodhë kjo bie Italia, bie Europa. Ne kemi marrë konfirmim nga inteligjenca e doganës italiane”, tha Rama duke u përpjekur të zbusë alarmin që ka sot në të gjithë vendin në lidhje me mundësinë që 1300 kontienierë me plehra të ndotura me radioaktivitet kanë hyre dhe janë depozituar në Shqipëri.
“Në do të hapim gjyq ndaj një portali i cili e ka nxjerrë këtë lajm jashtë shtetit”, tha Rama.
Qeveria miratoi një rregullore për transportin e lëndëve radiokative në Shqipëri më 16 nëntor të vitit 2016 ndërkohë që këto lëndë qarkullojnë shumë pak edhe në vende të tjera të Europës dhe nën mbikqyrjen e rreptë vec institucioneve edhe të shoqërisë civile. Kryeministri nuk u pyet dhe as shpjegoi arsyet e miratimit te rregullores se transportit te lendeve radioaktive me 16 nentor 2016.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/