Emrat që priten të bëhen ministra

Emrat që priten të bëhen ministra

72
0
Shares

PS po mban mbledhjen e kryesisë lidhur me emrat e rinj në qeveri ndërkohë që kanë nisur sërish sot hamendjet rreth emrave që do të zëvëndësojnë Saimir Tahirin, Ilir Beqaj, Blendi Klosin dhe Bledi Çuçi.

Sipas të dhënave më të fundit Rama ka ndërmend të shtojë numrin e grave në qeveri ndërkohë që një prej ministrave nuk është deputet i PS-së.

Në raport me emrat që qarkulluan dje sot është shtuar vetëm një i ri, Klodiana Spahiu, që është deputete në Durrës.

Në një takim të zhvilluar dje paradite në selinë e PS me drejtuesit politikë të 12 qarqeve, Rama ka komunikuar lirimin nga detyra të ministrave Saimir Tahirin, Ilir Beqaj, Blendi Klosin dhe Bledi Çuçi.

Kreu socialist ka sqaruar se arsyeja e këtyre lëvizjeve është fuqizimi i fushatës zgjedhore në qarqet Tiranë, Kukës, Berat dhe Gjirokastër, ku ministrat janë të deleguar.

Emrat më të përfolur dje për ministra të rinj janë Blerina Gjylameti, Vexhi Muçmata, Ervin Bushati, Olta Xhaçka dhe Klodiana Spahiu, deputetë të Grupit Parlamentar të PS-së, jo me profil shumë të lartë politik.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY