Kryeministri Edi Rama hezitoi sonte të tregonte se pse shkarkoi Saimir Tahirin duke e lidhur këtë cështje me argumentin e përdorur sot paradite dhe që lidhej em fushatën zgjedhore,
Duke folur në Top Story të Sokol Ballës ai tha se ka nevojitet një angazhim i madh gjatë fushatës pasi zgjedhjet e 18 qershorit do të vendosin për 10 vjet.
“Unë nuk kam shkarkuar Saimir Tahirin, asnjërin prej ministrave, jemi sot në një moment kyc dhe 18 qershori vendos se si do të jetë Shqipëria pas 10 vitesh. Është ky momenti që ministrat të përballojnë barrën shumë të madhe dhe të jenë në krye të detyrës deri në fund. Në të njtën kohë janë edhe kordinaotrë në qarqe. Saimir Tahiri është lira nga një detyrë dhe për të marrë nëj detyrë që kërkon angazhim shumë të jashtëzakonshëm. Ai duhet të shkojë derë më derë për të treguar se cfarë ka bërë me policinë e shtetit dhe me reformat etj”, tha Rama.
Që në fillim të bisedës tha se është shtuar numri i grave ministre. “Po nënvizoj një fakt për të cilin jam shumë krenar është një fakt që nuk ka rënë në sy, sot kemi një qeveri që ka 50% burra dhe 50% gra. Sot gratë shqiptatre janë të përfaqësuara në qeveri njësoj me burrat”.
Gazetari: Ju thoni se shkarkuar Saimir Tahirin për të shtuar gratë në qeveri
Rama: Nuk e thashë këtë.
Nderkaq Rama deklaroi se largimi I Tahirit nga minister nuk erdhi as per shkak te presionit te nderkombetareve.
Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/