Edi Rama: Gati për cdo marrëveshje me opozitën, përjashtoj vetëm një gjë

Edi Rama: Gati për cdo marrëveshje me opozitën, përjashtoj vetëm një gjë

60
0
Shares

Kryeministri Rama tha sonte se ishte e gatshëm të bënte cfarëdo marrëveshjeje, mjafton që të jetë e arsyeshme dhe nuk ka të bëjë me detyrime kontraktuale të PS.

“Jam i bindur se opozita dhe PD do të hyjnë në zgjedhje. Kërkesa për qeveri teknike është krejt e zakonshme që e bën cdo opozitë. Nuk ka opozitë në botë që thotë “o ik ti , o s’ka”. Edhe unë kam qenë në cadër dhe kam kaluar nga opozita dhe kam udhëhequr betejat e opozitës por nuk më ka shkuar mendja të hyp majë pallatit dhe të them hapni rrugën se u hodha. Jam i hapur të bëj cdo marrëveshje me rregullat e lojës, por marrëveshja që kanë të bëjnë me detyrime kontraktuale me shqiptarët nuk bëj. Kam marrë një milionë vota për këtë punë, do të jenë më shumë me 18 qershor besoj unë”, tha Rama.

“Do negocojmë për cdo gjë të arsyeshme, të certifikuar nga albitrat e zgjedhjeve”, shpjegoi Kryeministri vetëm dy ditë pasi ka shkarkuar 4 ministra në përpjekje ëpr të ndjellur opozitën drejt një kompromisi që nuk cënon qeverisjen e majtë.

Në vijim Rama tha se protesta e opozitës lidhet me vettingun dhe disa probleme të tjera të brendshme të PD. Ai tha se vettingu do të votohet. “Vetingun do ta votojnë, do të vijnë ta votojnë zvarrë”, tha kryeministri. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY