DRONI.AL lajmëroi para 4 muajsh skandalin e helmeve

DRONI.AL lajmëroi para 4 muajsh skandalin e helmeve

59
0
Shares

Vendimi i qeverisë për transportin e helmeve radioaktive në Shqipëri ka kaluar në heshtje atë ditë nëntori kur i miratua. Por Droni.al e ka lajmëruar këtë akt të dyshimtë të qeverisë që në atë ditë më 16 nëntor të vitit 2016 duke u përpjekur të sensibilizojë rreth këtij akti.

Në një lajm me titull “RAMA BËN TË VETEN/Dokumenti, qeveria i hap rrugë transportit të lëndëve radioaktive në Shqipëri” thuhet ndër të tjera se rregullorja e miratuar nga qeveria nuk përbën siguri.
rregullore

Lajmi i plotë:

“Qeveria e Shqipërisë i hap rrugë transportit të lëndëve radioaktive në Shqipëri vetëm pak javë pasi ka miratuar ligjin për importimin e plehrave për industrinë ricikluese.

Rregullorja “Për transportin e sigurt të materialeve radioaktive” mbështetet sipas qeverisë në një ligj të vitit 1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimi jonizues”, por që nuk bën fjalë për transportin elëndëve radiokative.

Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Komisionin e Mbrojtjes nga Rrezatimet dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Më herët nuk ka pasur një rregullore të tillë qoftë edhe për faktin se qarkullimi i lëndëve radioaktive është mjaft i kufizuar vetëm në disa vende europaine që e përdorin atë për industrinë e energjisë dhe armatimit. Transporti i tyre bëhet me mjete të posacme që izolojnë efektet e ndotjes nga këto lëndë. Sa herë që levizja e tyre ndodh në vendet e Peërëndimit mijëra aktivistë mjedisorë organizojnë protesta dhe përleshje me policnë dhe transportuesit.

Shqipëria është e përfshirë në një valë protestash në rrugë dhe institucione për të detyruar qeverinë të heqë dorë nga importi i plehrave, ndërkohë që qeveria në fakt po vijon me bazën ligjore për të realiuar edhe transportin e lëndëve radioaktive”.

droni faksimile helmet

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY