Basha rrëzon akuzat e Ramës për armiqtë e Shqipërisë: Në cadër njerëzit...

Basha rrëzon akuzat e Ramës për armiqtë e Shqipërisë: Në cadër njerëzit e Merkelit dhe Trump

56
0
Shares

Basha deklaroi se nuk ka asnjë pazar, zero lëshim dhe protesta përfundon me largimin e Ramës, në komentin e tij në lidhej të drejtëpërdrejtë nga cadra me tv Klan për shkarkimin e ministrave. Ndërkaq ai u përgjigj në alibinë e Ramës se protesta po nxitet nga qarqe antishqiptare.

“Këto i thotë njeriu që deshi të bëhej diktator por që shqiptarët ja prishën ëndrrën. Në këtë çadër kanë qenë përfaqësues të partive tona simotra të Kristian Demokratve të Angela Merkel, të republikanëve të Donald Trump, të partive të djathta italiane, prandaj përrallat me armiq të jashtëm ti bëj përshesh dhe ti haj vetë. Unë sot kam patur një takim me ambasadorin e Rusisë, një takim publik, është një takim në kuadrin e një kontakti normal që PD ka me gjithë përfaqësuesit e huaj në Shqipëri. Kontakte me qarqe të huaja që të diskutoj fatet e Shqipërisë PD nuk ka dhe nuk do të ketë”, është shprehur Basha.

“Partnerët tanë do të dëshpëroheshin nëse zhvillimet në Shqipëri nuk do të ecnin mirë por ndërkohë disa të tjerë do të gëzoheshin. Kryetari i opozitës mund të mos i dallojë miqtë dhe armiqtë e Shqipërisë”, tha Rama gjatë një interviste në Top Channel, ndërkohë që paradite në mbledhjen e kryesisë ka folur për ndikime greke dhe ruse në protestë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY