Basha: Cadrën e ngremë kur të hyjmë në Kryeministri. Nuk ka pasur...

Basha: Cadrën e ngremë kur të hyjmë në Kryeministri. Nuk ka pasur pasur marrëveshje për ministrat

48
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në një lidhje direkte nga çadra e protestës për emisionin Opinion ka deklaruar se është fakt se në Shqipëri nuk qeveriset nga politikanë të mirë dhe të këqinj, por nga bandat rivale mes tyre.

Ai tregoi se Edi Rama nuk qeveris me platformë politike, por me një filozofi bandash.

“Është zëvëndësuar përfaqësuesi i një bande me një bandë tjetër. Është zëvëndësuar me bandën e Hakmarrjes për Drejtësi”, kumtoi Basha.

Basha theksoi se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për t’u tërhequr nga protesta, e vërteta e hidhur është se largimi i ministrave të kabinetit ishte rezultat i përplasjes mes bandave, dy ministrat Klosi dhe Çuçi, erdhën si pasojë e konfliktit mes dy bandave që përfaqësohen nga Tahiri dhe Gjafaj, dy ministrat e tjerë janë gjethe fiku.

Blendi Fevziu: A ishit në dijeni ju se Rama do zëvendësonte Tahirin dhe më pas tre ministrave të tjerë?

Lulzim Basha: E mora vesh në momentin kur filloi të qarkullojë lajmi.

B.F: Ka pasur një lajm se mes jush dhe zotit Rama ka pasur një marrëveshje, që Rama të largonte Tahirin dhe Beqajn dhe ndoshta dy tre ministra të tjerë dhe ju të ngrinit çadrën e protestës?

L.B: Të ngrejmë çadrën e protestës për t’u futur në Kryeministri, e ke fjalën?

B.F: Si për t;u futur në Kryeministri?

Çadra e protestës nuk ngrihet pa qeveri teknike dhe pa largimin e Edi Ramës. Ky është një vendim i marrë dhe i shpallur. Këto që thuhen janë broçkulla dhe jo lajme. Këto nuk fshihen me ndryshimet në qeveri.

B.F: E thënë ndryshe, a ja u solli kokën e Tahirit dhe Beqajt në tavolinë që të mbyllnit protestën?

L.B: Janë broçkulla. E thashë njëherë këtë.

Kreu i opozitës, deklaroi se nuk kemi kërkuar largimin e Tahirit, por prej 20 e ca ditësh, ne kemi kërkuar largimin e Ramës dhe qeveri teknike për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Sipas Bashës, Edi Rama vërtetoi me veprimet e tij se nuk qeveris nëpërmjet një kabinetit qeveritar por përmes bandave që përfaqësohen në kabinet.opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY