Një shofer autobusi në Gjermani ka përfunduar në bankën e të akuzuarve pasi akuzohet se fyeu në bazë etnie një shqiptar nga Kosova. Ngjarja në fjalë është regjistruar ditën e enjte në një stacion autobusi në Osterwick, shkruan azonline.de.
Mësohet se kosovari kishte ndaluar automjetin e tij në vendndalimin e autobusit. Si fillim mes tyre pati një përplasje verbale, e më pas shoferi goditi kosovarin në krah dhe e ofendoi këtë të fundit duke përdorur fyerje.
Ai shkoi edhe më tej, ndërsa i bëri me shenjë që nënkuptonin se do i priste fytin shqiptarit. Tashmë ndaj shoferit gjerman ka nisur procedimi penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/