Shkarkimi i ministrave, Astrit Patozi: Edi Rama spastroi “ferrat” që i shponin...

Shkarkimi i ministrave, Astrit Patozi: Edi Rama spastroi “ferrat” që i shponin këmbët Erion Veliajt

145
0
Shares

Deputeti i PD-së Astrit Patozi ka komentuar lëvizjet e fundit brenda mazhorancës dhe paralajmërim për shkarkimin e 4 ministrave, midis tyre Saimir Tahirin. Patozi thotë se 3 ministrat e tjerë janë “koka turku për mbulimin e ekzekutimit të superministrit”, duke iu referuar Tahirit.
Sipas tij, Edi Rama pastroi me këtë rast të gjitha ferrat, që i shponin këmbët Erion Veliajt, jo vetëm rivalët, por edhe ish-rivalët në parti. Për Patozin, tashmë qeverinë e Edi Ramës, çfarë do që t’i bësh, sado në pjesë ta ndash, ajo prapë kungulleshkë do mbetet.


Postimi i plotë i Astrit Patozit në “Facebook

Qeveria e kungulleshkës së Edi Ramës

“Kam një kungulleshkë dhe dua ta ndaj në 8 pjesë. Pse për 8? Po sa? Për 4. Pse për 4…”.
Kjo është pak a shumë ajo që ka mbetur nga qeveria e Edi Ramës, të cilën sido që ta kthesh, nuk i hyn më në punë as dreqit.
Natyrisht, do të dalë patjetër ndonjë analist apo filozof popullor që të na e shpjegojë shkencërisht se sa e kalkuluar ka qenë përzgjedhja e 4 ministrave, që do te shkarkohen, dhe sa e hollë dhe e thellë është lëvizja e kryeministrit. Zakonisht, niveli i analizës në të tilla raste përputhet plotësisht me katandisjen e qeverisë, dhe për këtë shkak, ajo duhet mirëpritur siç i ka hije.
Ndaj mos u lodhni kot të gjeni arsyet se përse u mbulua sakrifikimi i Saimir Tahirit me 3 koka të tjera turku, të cilat u përdoren për kusur që superministri të mos ekzekutohej i vetëm. Apo që Edi Rama i pastroi me këtë rast të gjitha ferrat, që i shponin këmbët Erion Veliajt, jo vetëm rivalët, por edhe ish- rivalët në parti. Le më pastaj të kërkosh përse-në e largimit të Bledi Cucit, për të cilin 99 për qind e njerëzve vetëm sot janë kujtuar që është ministër. Dhe kjo ndoshta jo për faj të tij.
E vetmja gjë që duhet mbajtur mend është se tashmë qeverinë e Edi Ramës, çfarëdo që t’i besh, sado në pjesë ta ndash, sido që ta maskosh, ajo prapë kungulleshkë do të mbetet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY