Kryeministri Edi Rama konfirmon zyrtarisht ndryshimet në qeveri, saktësisht largimin e 4 ministrave, Saimir Tahiri, Blendi Klosi, Blendi Cuci dhe Ilir Beqaj.
Sipas Ramës këto ndryshime bëhen në kuadrin e riorganizimit të PS-së në prag të fushatës zgjedhore.
“Ndryshimet nuk kanë me protestën e opozitës.
Katër kandidatët për ministra që do ti çojnë Presidentit, do të jenë nga PS.
Ndryshimet nuk lidhen as me ndonjë kërkesë të aleatit Ilir Meta, kreut të LSI”.
Kështu ka deklaruar Edi Rama, shpejt e shpejt, midis të tjerave në komunikimin e tij të radhës, ndërsa nuk bëri të ditur emrat e mundshëm që do ti zëvendësojnë ata.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/