Mediat italiane: Saimir Tahiri u shkarkua për 1300 kontenierët me mbetjet kimike

Mediat italiane: Saimir Tahiri u shkarkua për 1300 kontenierët me mbetjet kimike

182
0
Shares

Revista italiane “Pianeta Italia” që investigoi skandalin e kontenierëve me mbetje të zhdukura në Shqipëri, ka shkruar sërish sot në lidhje me shkarkimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
“Pianeta Italia” e lidh largimin nga qeveria të Saimir Tahirit pikërisht me skandalin e 1300 kontenierëve me mbetje të rrezikshme, të cilat dyshohet se janë groposur në Shqipëri ose janë hedhur në det.
Sipas revistës italiane, policia kufitare është nën varësinë e Ministrisë së Brendshme së drejtuar nga Tahiri.
Kontenierët me tonelata mbetje të nisura nga Italia, hynë në Shqipëri përmes portit të Durrësit.

Ja çfarë shkruan media italiane “Pianeta Italia”


stit1Kryeministri Edi Rama ka vendosur të sakrifikojë ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili do të lëjë postin orët e ardhshme. Ai është viktima e parë e skandalit të mbetjeve. Ministria e drejtuar prej tij është përgjegjëse për policinë kufitare dhe historinë e 1300 kontenierëve të zhdukur që dyshohet se janë groposur në Shqipëri.
Historia e kontenierëve që u nisën nga porti i Gioia Tauro me destinacion në Shkup, Maqedoni, por që nuk mbërritën kurrë, kanë ndezur konfliktin politik në Shqipëri.
“Kryeministrit Edi Rama i ka ikur fytyra”, thotë gazetari Artur Zheji.
Sikurse Kryeministri shqiptar Edi Rama mund ta imagjinojë, importi i këtyre helmeve nga Italia dhe Evropa është një mister i vërtetë.
Shkrimtari italian Roberto Saviano në vitin 2011 kishte ngritur alarmin  e importit të mbetjeve gjatë një interviste me një gazetar shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY