Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim me strukturat dhe me të rinjtë që i janë bashkuar PDIU-së në Dibër. Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, deputetët Mesila Doda e Aqif Rakipi, kryetari i PDIU-së Dibër, Olti Cani, kryetarja e Forumit të Gruas në PDIU Dibër, Inva Trupi.
Në këtë takim Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh se do lobohet dhe do t’i bëhet presion qeverisë për të bërë realitet rrugën e “Arbërit”.
Gjithashtu Idrizi tha se marrëveshja me mazhorancën është zbatuar në vetëm 1% të saj dhe sipas tij, PDIU do të mbajë përgjegjësi për vetëm 1%.
“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka mbështetur reformat e mëdha por nuk ka qenë asnjëherë pjesë e pushtetit. Çfarë dua të them me këtë?
Në të gjithë Shqipërinë marrëveshja jonë me mazhorancën është zbatuar vetëm 1% dhe ne mbajmë përgjegjësi për këtë mazhorancë dhe qeverisjen vetëm 1%”, u shpreh Shpëtim Idrizi.
Kryetari i PDIU-së ripërsëriti apelin për dy partitë e madha, për një pakt kombëtar për reformën në drejtësi dhe integrimin në BE.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/