FOTO/ Tiranë, shkatërrohet banda e vjedhjes së automjeteve në Europë dhe trafikimit...

FOTO/ Tiranë, shkatërrohet banda e vjedhjes së automjeteve në Europë dhe trafikimit në Shqipëri

73
0
Shares

Foto Ilustruese

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “VIN: NUMBER”, në kuadër të të cilit, janë:

– Proceduar në gjendje të lirë, tre shtetas:
• B. D., 58 vjeç, banues në Durrës
• E. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë
• E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë

– Shpallur në kërkim, pesë shtetas të tjerë:
• E. P., 29 vjeç, banues në Shkodër
• I. P., 33 vjeç, me shtetësi Malazeze
• F. M., 33 vjeç, banues në Laç
• I. R., 49 vjeç, banues në Fier
• F. P., 44 vjeç, me shtetësi Itali

Shtetasve të lartë përmendur, u është arritur tiu dokumentohet me prova ligjore, veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të mjeteve motorike.
Në sajë të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1- Mercedes Benz, C Class, i cili rezulton i vjedhur në Rumani.
2- Audi, A5, i cili rezulton i vjedhur në Suedi.
3- Audi, A4, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
4- Audi, A5, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
5- Volkswagen, Golf V, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
6- BMW, X5, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
7- Yamaha, T-Max,  i cili rezulton i vjedhur në Itali.
8- Yamaha, T-Max, i cili rezulton i vjedhur në Greqi.

Këto mjete, të cilat janë të trafikuara nga vendet e BE-së, pasi mjete kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë, u janë bërë ndryshimet në numrin e shasisë dhe dokumentacionin përkatës, e më pas regjistrimin në DRSHTRR Tiranë.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Trafikimi i mjeteve motorike”, parashikuar nga Neni 141/a i Kodit Penal.





/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY