Shkarkimi i Saimir Tahirit sikurse është paralajmëruar në media, pritet të shoqërohet edhe me largime të ministrave të tjerë socialistë.
Ky “realitet” ka filluar të bëhet prezentë që sot në selinë e PS-së. Që në orën 10:00 në selinë rozë, kane nisur lëvizjet për mbledhjen e kryesisë së vogël nga kryeministri Rama.
Deri me tani, në seli kanë shkuar Saimir Tahiri, që është shkarkuar si ministër i Brendshëm, Lindita Nikolla, për të cilën përflitet se do të shkarkohet, Taulant Balla dhe Bledi Çuçi. Ky i fundit ka ndërprerë një tur në Gjirokastër me gazetarët për të shkuar në mbledhjen e sotme.
Burime pranë Partisë Socialiste pohuan dje se ministrat që pritet të largohen janë ai i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministri i Industrisë Damian Gjiknuri, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Beqaj është akuzuar si nga aleati i socialistëve në qeveri, LSI, ashtu edhe nga opozita.
Ilir Beqaj është i deleguari i Kryesisë socialiste në qarkun e Kukësit për mbarëvajtjen e organizimit elektoral. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, është në krye të organizimit elektoral në qarkun e Lezhës, ministri Bushati në qarkun e Shkodrës dhe Gjiknuri në qarkun e Vlorës, atje ku kandidon dhe Kryeministri Rama.
MINISTRAT SOCIALISTË QË JANË DREJTUES TË PS NË QARQE
Drejtues i PS në Qarkun Tiranë
Saimir Tahiri (Ministër i Brendshëm)
Drejtues i PS në Qarkun Vlorë
Damian Gjiknuri (Ministër i Energjisë)
Drejtues i PS në Qarkun Korçë
Niko Peleshi (Zv/kryeministër)
Drejtues i PS në Qarkun Shkodër
Ditmir Bushati (Ministër i Jashtëm)
Drejtues i PS në Qarkun Berat
Blendi Klosi (Ministër i Mirëqenies Sociale)
Drejtuese e PS në Qarkun Lezhë
Lindita Nikolla (Ministre e Arsimit)
Drejtuese e PS në Qarkun Dibër
Mimi Kodheli (Ministre e Mbrojtjes)
Drejtues i PS në Qarkun Gjirokastër
Bledi Çuçi (Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor)
Drejtues i PS në Qarkun Kukës
Ilir Beqja (Ministër i Shëndetësisë)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/