Një plagosje e dyfishte ka ndodhur mbrëmjen e sotme me qytetin e Ballshit.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dhëndri ka plagosur me armë zjarri vjehrrin dhe vjehrrën pas një konflikti mes tyre.
Gruaja, Ludmilla Xhaferaj 52 vjeç, ka marrë 2 plumba në trup, ndërsa bashkëshorti i saj Edmond Xhaferaj 53 vjeç, ka marrë 3 plumba.
Ata janë transportuar në spitalin e Fierit për ndihmën mjekësore. Policia ka identifikuar si autor të dyshuar L. S., 35 vjeç, të cilin e ka shpallur në kërkim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...