“Të vdekur të pa kallur” i ka cilësuar deputetja e PD-së Liljana Elmazi, ministrat e përfolur për shkarkim.
Duke ironizuar, “motivin” e shkarkimit të tyre, deputetja e PD-së, ironizon ndërsa pyet se “Me cfarë fytyre do u dalin përpara qytetarëve? Me fytyrën e krimit, kanabisit, korrupsionit koncensionar?!!”…
“Ikin nga qeveria për të drejtuar fushatën e zgjedhjeve të Rilindjes , ‘të vdekurit e pakallur’, në qarqe… Me çfarë fytyre do u dalin përpara qytetarëve? Me fytyrën e krimit, kanabisit, korrupsionit koncensionar?!! Sa te pacipë që janë! Sa cinike! Akoma nuk e kanë kuptuar që KOHA e TYRE KA MBARUAR??!!! Sepse ka rinisur koha e shqiptarëve që këta u munduan ta ndalonin? Koha e qytetarëve dinjitoze në REPUBLIKEN e Re e këta monstra politike sot janë, thjesht, kufoma politike që shpejt do kthehen në fosile të Republikës së vjetër!”, deklaron deputetja e PD-së Liljana Elmazi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/