Vrasësi serial që ekzekutoi dhe prostitutën shqiptare lihet i lirë

Vrasësi serial që ekzekutoi dhe prostitutën shqiptare lihet i lirë

68
0
Shares

Vrasësi serial Andrea Matteucci, 54-vjeç tani shëtti i lirë në Itali pasi kreu një pjesë të dënimit prej 30 vitesh për një seri vrasjesh që kreu gjatë viteve 90.

Andrea ishte dënuar me vendim të prerë me 30 vite burg në vitin 1998, për vrasjen e një tregtari nga Aosta dhe tre prostitutave, si dhe për tentativë vrasje ndaj një tjetër vajze në Villeneuve (Aosta, Itali).

54-vjeçari është mbajtur i burgosur në spitalin psikiatrik e Reggio Emilia-s dhe tashmë me shumë mundësi do të kthehet në Valle d’Aosta, ku do të vendoset në një qendër shëndetësore.

Andrea Matteucci

I akuzuar se ka vrarë një tregtar në Aosta në vitin 1980 dhe tre prostituta mes viteve 1992 dhe 1995, Matteucci u cilësua me probleme mendore nga një ekspertizë e prokurorisë.

Viktima e parë ishte Domenico Raso, 50 vjeç, tregtar frutash dhe perimesh. Ai u godit me thikë mes rrënojave të Teatrit të Lashtë Romak në Aosta, natën e 30 prillit 1980. Katër të rinj u burgosën për këtë vrasje, por më pas u liruan nga Apeli.

Vrasësi i vërtetë ishte muratori Andrea Matteucci, i cili më pas ekzekutoi edhe tre gra: në vitin 1992 Daniela Zago-n, 30 vjeçe nga Torino; në 1994-ën Clara Omarei Bee-n, 26 vjeçe nigeriane dhe në vitin 1995 Albana Dakovi, 20 vjeçe, shqiptare.

Ato u vranë dhe u dogjën. “I vrava se shisnin dashurinë”, u tha hetuesve vrasësi.ansa

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY