VIDEO RRËFIMI/ Prostituta: Kur mësoi se ngela shtatzënë, tutori më hodhi në...

VIDEO RRËFIMI/ Prostituta: Kur mësoi se ngela shtatzënë, tutori më hodhi në plehra

55
0
Shares

Festimja vjen nga fshati Izvor i Tepelenës, ka dy vëllezër, ndërsa prindërit i ka në burg. 34-vjeçarja ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme në studion e emisionit “ e zemër të hapur” të autores Evis Ahmeti në “News24”. Ajo deklaron se prindërit gjenden në burg për shkak se vetë ajo i ka denoncuar, pasi ata kanë vrarë fëmijën e tyre dy muajsh, trupi i të cilit është gjendur në gropën e gëlqeres.
Në moshën 18-vjeçare dajat e saj e martuan në Greqi me një burrë që sipas saj kishte probleme të shëndetit mendor.
Duke qenë se ai jetonte në Greqi dhe nuk erdhi asnjëherë ta takonte, ajo e njihte vetëm nëpërmjet fotos, dhe për herë të parë e pa kur shkoi në Greqi.
Qëndroi në Kretë rreth një muaj, sjellja e tij nuk ishte normale, pinte ilaçe dhe nuk sillej aspak mirë.
U zu me vjehrrën pasi ajo i dogji dorën me vaj të nxehtë, shenjat madje i ka ende. Aty kuptoi se nuk mund të jetonte më në atë shtëpi dhe vendosi të largohej.
Në Greqi ajo thotë se e kanë përdhunuar njerëz të panjohur, dhe pas kësaj ajo mori rrugën për në Shqipëri.
Kur mbërriti në Kakavijë, Festimja iu dorëzua policisë në Gjirokastër dhe iu kërkoi ndihmë.
Policia e mori dhe e strehoi në një qendër kundër trafikimit të grave.
Ajo vazhdoi më pas normalisht jetën e saj derisa u lidh me një djalë, i cili ju prezantua me emrin Baftjar. Ai i premtoi se do të qëndronte me të dhe do ndërtonin bashke një familje, por në fakt e trafikoi edhe ai.
Baftjari e detyronte të prostituonte në zonën e Vlorës dhe Himarës duke i gjetur vetë klientë, e duke e futur në makina të ndryshme. Ajo mbeti shtatzënë dhe ja tha këtë fakt, por ai jo vetëm që nuk ndaloi, por vazhdoi ta detyronte të prostituonte deri në muajin e shtate të shtatzënisë dhe më pas e la duke e hedhur në një kazan plehrash.
“Nuk më duhesh më”, i ka thënë.
Pas kësaj ajo shkoi sërish në një qendër për vajzat e trafikuara në qendrën e Linzës. Atje solli në jetë edhe djalin.
Dajat nuk e pranojnë më në shtëpinë e tyre për shkak të jetës që ka bërë. Nga qendra është mbështetur dhe i kanë dhënë edhe një punë, por tani këtë punë e ka humbur dhe ka mbetur vetëm me një përkrahje prej 50 mijë lekësh të vjetra në muaj bashkë me të birin 5-vjeçar. Ajo ka nevoje për ndihmë, nuk e shikon më prostituimin si rrugë shpëtimi. As me vëllezërit nuk ka më kontakte dhe nuk e përkrahin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY