Vërejtja e Astrit Patozit për protestën e opozitës

Vërejtja e Astrit Patozit për protestën e opozitës

65
0
Shares

Deputeti i PD-se, Astrit Patozi argumenton se pse PD nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje me qeverinë e Ramës duke u ndarë nga ata zëra brenda PD që kontestojnë qëndrimin e Bashës ndaj zgjedhjeve.

Patozi në një komenti të tij bën një krahasim mes vitit 1997 dhe vitit 2017 duke treguar rrethanat që e shtynë PD të shkonte në zgjedhjet e 97 dhe pse ajo nuk mund të shkojë në zgjedhjet e 2017.

“Në votimet e vitit 1997 Partia Demokratike mori pjesë, ndonëse nuk pati mundësi as të bëjë fushatë në më shumë se 30 përqind të territorit të vendit dhe rezultatin e kontensoi fort politikisht, por e njohu juridikisht. Jo thjesht se pranoi përgjegjësinë e saj për sa kishte ndodhur me rënien e firmave piramidale, por edhe për shkak se me gjithë inkurajimin politik që vinte nga e majta, shumë banda dhe njerëz të armatosur ishin asokohe realisht jashtë kontrollit? Ndaj edhe për krimet, dhunën dhe reagimin e tyre, edhe pse me kryeministër socialist, nuk mund të akuzohej drejtpërdrejt qeveria.

Kurse sot, Edi Rama dhe administrata e tij fajësohet, aspak vetëm prej nesh, se, jo vetëm e inkurajon krimin e organizuar të vendit, por po e udhëheq vetë atë drejt një masakre të pashembullt elektorale. Pra në rast se në vitin 1997 kishim jashtë kontrollit qytetarët dhe qeverinë e pafuqishme, sot kemi jashtë kontrollit qeverinë, dhe qytetarët e pafuqishëm. Ndaj për Shqipërinë e sotme ka vend vend fiks ajo shprehja legjendare “ishim më mirë, kur ishim më keq”, thekson deputeti i PD, Astrit Patozi.

Në vijim ai thotë se debati për këtë cështje ka shumë argumenta por dhe kundër duke tërhequr edhe vërejtjen që protestën e opzoitës mos ta cfoskusojnë nga qëllimi kryesor, zgjedhjet e lira.

“Natyrisht, duhet të jemi realistë për të pranuar që ky është një debat jo i lehtë për të fituar, pavarësisht se argumentet që mbështesin kauzën e drejtë të opozitës janë të panumërta. Me gjithë bonuset që mund të vijnë nga kllounada si ajo e cadrave, ku firmoset “dashuria” e shqiptarëve për vetingun, mund të ketë ende shumë shtresa të shoqërisë, që mund të dyshojnë tek diferencat e forta që kanë palët në trajtimin e krizës për zgjedhjet. Këtë hezitim e ndihmon shumë edhe presioni i pazakontë i qeverisë mbi cdo faktor me peshë në këtë vend, sidomos ai mbi mediat, por edhe cfokusimi i frymës së protestës nga kryetema e kauzës së opozitës, që janë zgjedhjet e lira”, shkruan Patozi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY