URDHRI/ Brenda 28 dhjetorit “Big Brother” i madh, kamera sigurie në pallate,...

URDHRI/ Brenda 28 dhjetorit “Big Brother” i madh, kamera sigurie në pallate, shkolla e kudo

136
0
Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri firmosi sot një urdhër për të forcuar masat e sigurisë publike.

Në bazë të këtij urdhri duke nisur nga institucionet shtetërore, kinematë, stadiumet, spitalet, parkingjet, bankat, deri tek autobusët, taksitë, shkollat dhe pallatet detyrohen të instalojnë kamera sigurie me rezolucion të lartë.  Veç kësaj në shumë subjekte është i detyuar edhe kontraktimi i policive private, apo instalimi i GPS si dhe pajisja m detektorë. 

Të gjitha këto masa duhet të ndërmerren brenda datës 28 dhjetor 2017 pas saj ka sanksione financiare nga policia e shtetit.

“Kjo nuk është shpikje dhe as produkt i reflektimit tonë por reflektim për masat që do të marrë secili” tha ministri Saimir Tahiri sot në prezantimin e  urdhrit.

Ndërkohë ka nisur kontrolli në shoqëritë private të sigurisë fizike për ti detyruar të paguajnë punonjësit e tyre sipas ligjit por dhe të marrin masa për sigurinë sipas standardeve. 

Ja subjektet qe e kane urdher te instalojne kamerat e sigurise dhe GPS 


 
Subjektet që ruajnë magazinojnë lëndë të rrezikshme,
 radioaktive, shpërthyese, helmuese, djegëse, lëndë plasëse apo piroteknike, duhet të instalojnë kamera të sigurisë me rezolucion të lartë. Kamera për leximin automatik të targave, ruajtjen e të dhënave të targave të mjeteve. Të kontaktojnë shoqëritë private të sigurisë fizike.



 Subjektet që ushstrojnë aktivitete të transportit publik

 të udhëtarëve: nxënës, studentë, autobusë, taksi, duhet të instalojnë në automjete që shërbejnë në transportin e udhëtarëve sistem GPS. Të instalojnë në ambiente të brendshme sistem me kamera të sigurisë.

– Subjetet që disponojnë lojra fati apo kazino
 detyrohen të instalojnë kamera për leximin automatik të targave të automjeteve dhe ruajtjen e tyre. Të instalojnë sistem me kamerat e sigurisë brenda mjediseve. Të pajisin punonjësit në hyrje të subjekteve me detektorë. Të kontraktojnë shoqëri private të sigurisë dhe të garantojnë instalimin e pajisjeve përmes të cilave hyrja e qytetarëve në kazino e lojra fati të bëhet vetëm përmes identifikimit të tyre me pasaportë apo kartë identiteti.

-Të gjithë subjektet që ushtrojnë aktivitet nga ora 23:00- 06:00
 detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë duke miratuar paraprakisht skemën e vendosjes së tyre nga komisariati përkatës.

-Subjektet që administrojnë ujësjellësat,
 detyrohen të kontratojnë shoqëri private të sigurisë dhe njëkohësisht të instalojnë kamera të sigurisë së lartë.

-Institucionet arsimore publike private të të gjitha niveleve
 detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë me rezolucion të lartë në ambiente të brendshme në korridore dhe në perimetrin e objektit.

-Administratorët e stadiumeve, në kinema, në pallatet e sportit, salla koncertesh e muze
 detyrohen të kontraktojnë shoqëri private të sigurisë dhe njëkohësisht të instalojnë kamera të sigurisë së lartë


Administratorët e bankave të nivelit të dytë
 detyrohen të instalojnë sisteme të kamera të sigurisë. Të pajisin punonjësit e policisë në hyrje me dedektorë. Të kontratkojnë polici private. Të lidhin sinjalin e alarmit me sallat e komandimit të policisë së shtetit. Të vendosin në hyrje të çdo banke sistem kafazesh për diversifikimin e hyrjes në mënyrë të kontrolluar.


Subjektet e këmbimit valutor dhe ato të këmbimit e përpunimit të metaleve të çmuara
 detyrohen  të instalojnë kamera të sigurisë së lartë. Të vendosin xhama antiplumb që ndan pjesën ku qëndron ai që ofron shërbimin me pjesën ku mbahen vlerat monetare dhe ku shërbehet klienti.

-Subjektet që administrojnë HEC, TEC publik dhe privat dhe nënstacione elektrike
 detyrohen të instalojnë  kamera të sigurisë me rezolucion të lartë dhe të kontratkojnë polici private.

-Administratorët e terminaleve te trageteve, aeroporteve, autobusëve, taksive e trenave, detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë së lartë. Të instalojnë sistem me kamera të leximit automatik të targave të automjeteve dhe të kontrakojnë  shoqëri private të sigurisë fizike.

-Qendrat spitalore universitare dhe rajonale shëndetësore
 detyrohen të instalojnë  sistem me kamera të sigurisë së lartë dhe të kontrakojnë shoqëri private të sigurisë fizike.

-Subjektet, publike apo private, që administrojnë kënde lojrash të mbyllura
 
detyrohen të instalojnë sistem me kamera të sigurisë së lartë


 
 Subjektet që kanë në pronësi qëndra tregtare
 detyrohen të instalojnë sistem me kamera të sigurisë së lartë. Sistem me kamera për leximin automatik të targave të automjeteve dhe të ruajtjes së tyre deri në dy muaj. Të kontratkojnë polici private. Të ndërtojnë një qendër kontrolli në ambientet e tyre e cila ka lidhje të drejtëpërdrejtë me policinë e shtetit dhe të përcaktojë një person përgjegjës që do të mbajë kontakt permanent me policinë e shtetit

-Administratorët e tregjeve publike e private
 detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë së lartë.

-Të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtarinë në vend
 dhe që për realizimin e veprimtarisë së tyre në ekonomike në ambiente të hapura apo të mbyllura kanë mbi 50 punonjës detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë së lartë dhe të kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike.

-Të gjithë subjektet që gjatë realizimit të  aktivtetit të tyre financiar
 kanë një xhiro prej më shumë sesa 10 milionë lekë detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë së lartë.

– Administratorët e parkingjeve publike e private, të hapura apo të mbyllura,
 të instalojnë kamera të sigurisë së lartë dhe ndërkohë të instalojnë dhe kamera memorizimi të targave e automjeteve në hyrje e dalje të automjetit.

-Institucionet shtetërore qëndrore,
 
përjashtuar Gardën, policinë e shtetit, burgjet, bashkitë, dhe ato që kanë masa nga policia e shtetit, detyrohen që të instalojnë kamera të sigurisë së lartë dhe të kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike.

-Pas dakordësimit me banorët e pallateve administratorët e çdo pallati
 në bashkëpunim  me policinë e shtetit mund të marrë masa për instalimin e kamerave të sigurisë në çdo hyrje sipas analizës së rriskut nga policia e shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY