Biznesmeni Ylvi Beqja filloi dëshminë në Gjykatë pavarësisht mungesës së Emiljano Shullazit, për shkak se ai ndodhet i shtruar në spital pas operacionit të djeshëm.
Por pasi Beqja filloi të japë dëshminë, avokatja ka lënë sallën e gjyqit pa dhënë asnjë arsye.
Beqja u thirr të dëshmojë pavarësisht se Shullazi ndodhet në spital. Në këtë mënyrë dëshmia e biznesmenit Ylvi Beqja nuk arriti të përfundojë. Kështu seanca për Emiljano Shullazin është shtyrë për të hënën.
Biznesmeni Ylvi Beqja ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë e të dëshmojë në lidhje me 550 mijë euro, të cilat sipas tij i janë marrë nga Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij.
Ngjarjet kanë ndodhur në vitin 2014, pasi Beqja ishte takuar me Shullazin në makinën e tij të blinduar në Tiranë te “21 Dhjetori” dhe i kishte kërkuar ndihmë për regjistrimin e ishhotel “Vollgës” në Hipotekën e Durrësit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/