Një shtetas italian mbeti peng i një një prostitute shqiptare pasi kjo e fundit arriti ti merrte dokumentet dhe kartat e kreditit. Italiani ka kryer marrëdhënie seksuale me të gjithë natën, prostituta i ka vjedhur portofolin të nesërmen, ku ai kishte kartat e kreditit, paratë dhe kontaktet.
Pas kësaj, shqiptarja 35-vjeçare ka shantazhuar italianin e martuar se do t’i telefononte gruas së tij dhe do t’i tregonte se ai shkonte me prostituta nëse nuk i jepte paratë që kërkonte.
Kështu, ajo i kërkonte italianit këste mujore në mënyrë që të mbante sekretin e kryefamiljarit, shkruan “Panorama”.
I lodhur nga kërcënimet, italiani bëri denoncim në një komisariat të Milanos dhe policia gjeti dhe arrestoi prostitutën shqiptare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/