Parashikimi i Manjanit për zgjedhjet është edhe më i keq

Parashikimi i Manjanit për zgjedhjet është edhe më i keq

52
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani paralajmëron se zgjedhjet nëse do të zhvillohen në këto kushte jo vetëm që nuk do të jenë të drejta dhe të lira por për më keq do të shoqërohen me konflikt.

“Vettingu për mua është pretekst për të shmangur çështjet më të rëndësishme të ditës dhe çështjet më të rëndësishme janë dialogu politika dhe përgatitja e vendit për zgjedhje. Jemi larg situatës normale për të zhvilluar zgjedhje të lira, të ndershme, të qeta dhe ndoshta paqësore. Kjo është situata ku jemi”, deklaroi Manjani.

Për Manjani reforma në drejtësi që nuk po ecën më për shkak të anësisë së mazhorancës ka destruktuar gjithë sistemin.

“Sot gjyqtarët dhe prokurorët janë në drejtim të paditur. Askush nuk din çfarë bën asgjë, ata as kontrollohen, as monitorohen, as japin më llogari askund, as ministri i Drejtësisë nuk ka më rol për të luajtur, as KLD nuk ka më rol për të luajtur, as Prokurori i Përgjithshëm nuk ka më rolin që kishte për të luajtur. Kështu që sot luajnë arush, siç thotë populli, gjyqtarët dhe prokurorët me çështje konkrete dhe kjo është një situatë që nëse vazhdon kështu edhe përgjatë procesit të vettingut, kjo është një histori katastrofale për funksionimin e shtetit dhe nuk e zëvendëson, nuk ka pushtet tjetër as deputet, as qeveritarë që duke dalë në televizor dhe duke u shprehur për drejtësinë kujtojnë se japin drejtësi. Drejtësinë do ta japin vetëm gjykatat në sallën e gjyqit. Askush tjetër nuk e bën dot këtë.

Fryma e ndryshimeve Kushtetuese që u bë me 140 vota ishte pjesëmarrje politike në proces, që do të thotë pozita dhe opozita kanë shance të barabarta në ngritjen e këtyre strukturave. Nëse njëra nga palët nuk është prezent ne duhet të presim se duhet të zgjidhim problemin politike”, deklaroi Manjani, gjatë një interviste te Ora news.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY