Ministri i Jashtëm gjerman, Ramës: Reforma e vështirë në prag të zgjedhjeve

Ministri i Jashtëm gjerman, Ramës: Reforma e vështirë në prag të zgjedhjeve

61
0
Shares

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i tha sot kryeministrit shqiptar Edi Rama se do të ketë vështirësi të bëjë reforma në kohë zgjedhore.

“Ne duam ta çojmë përpara përafrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Plani qëndron tashmë në tavolinë. Unë dua t’ju falenderoj për reformat që tashmë jeni duke kryer dhe për angazhimin tuaj personal dhe qëndrimin tuaj në qetësimin e konflikteve në vendet fqinje. Në prag të proceseve zgjedhore e dimë që reformat nuk janë të thjeshta dhe ne në Gjermani, këtë e dimë mirë e megjithatë dimë që shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm”, deklaroi kryediplomati gjerman.

Rama ndodhet në Berlin për të marrë mbështetje ndërkombëtare ndërkohë që opozita shqiptare i ka rrethuar zyrën prej 22 ditësh.

Përmes ministrit të Jashtëm Gabriel, Gjermania ka siguruar Shqipërinë për mbështetje në rrugën e integrimit.

Ndërkohë që Rama e ka vënë theksin tek reforma në drejtësi.

“Shpresojmë shumë që të jemi në lartësinë e sfidës për të filluar zbatimin e reformës përmes Vettingu-t të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ashtu sikundër kërkohet dhe mirëkuptohet në rekomandimin e Komisionit Europian, për të mundur pastaj që të çelim negociatat me BE-në”, u shpreh Rama.

Ndryshe nga takime të tilla edhe Kryeministri Rama nuk i ka dhënë shumë hapësirë në faqen e vet në rrjetet sociale takimit. Ai shkruan shkurt dhe fjalë të përgjithshme rreth asaj cfarë ka folur me ministrin gjermna. “Sot me Ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, që vlerësoi lart reformat tona themelore, të cilat “kanë shënuar një përparim historik të vendit në rrugen drejt BE” dhe, po ashtu ” angazhimin e Shqipërisë në rajon si faktor kyç për stabilitetin e zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve”, komenton Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY