Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj deklaroi sot në studion e neës 24 se Shqipëria rrezikon një skenar si i Maqedonisë dhe një krizë të gjatë. Ai shpjegon se vetëm maxhoranca ka në dorë të zgjidhë çështjen dhe të rikthejë besimin e opozitës.
“Rrezikohen zgjedhjet dhe rrezikon një skenar i njohur në Ballkan, si ai i Maqedonisë. Zgjedhjet pa prezencën e opozitës nuk kanë kuptim jo se nuk mund të bëhen nga ana formale. Humbasin vlerën zgjedhjet si institucion demokrat për të ardhmen e pushtetit.
Ligji e parashikon që mospjesëmarrja e opozitës mund të kapërcehehet nga ana ligjore.
Nëse do të zbatohet skenari maqedonas atëherë duhet të përgatitemi për një kohë të gjatë.
Unë besoj se kjo protestë tregon me gjithë atë çka po ngërthen se mosbesimi mes dy palëve ka arritur në një pikë ku bashkëbisedimi zgjidhja e krizës është bërë e vështirë, në mos e pamundur”, deklaron Mustafaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/