Policia njofton se një person është ende mes flakëve dhe nuk arrin të dalë ndërsa zjarrfikësit nuk ndërhyrjnë dot për shkak të flakëve të mëdha.
Sipas policisë zjarri ka rënë në 16.12 në lagjen Vojo Kushi, Shkodër , në vendin e quajtur rruga e Vajgurit, në një banesë dy katëshe ku jetojnë dy familje,ka rënë zjarr.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit.
Punonjësit e policisë kanë evakuuar shtetasin R. H së bashku me familjen.
Ndërsa në banesen e shtetasit H. H 74 vjeç, punonjesit e policisë dhe zjarrefikesit nuk u futen dot per shkak të përmasave të mëdha të flakëve e që kishin përfshirë këtë banesë.
Shtetasi H.H sipas deklarimeve të bashkëshortes dyshohet se ka ngelur brenda në banesë, ndërsa bashkëshortia ka dalë pa pësuar lëndime.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë , Zjarrfikset MNZ dhe Autombulanca, njofton policia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/