Deputeti Ben Blushi alarmon në lidhje me krizën në politikën shqiptare duke deklaruar se priten të paktën 4 vite krizë e rëndë dhe e paparashikueshme. Ai thotë se PS nuk krijon hapësirë për marrëveshje dhe ndërkombëtarët nuk do të negocojnë.
“Tërheqja e deritanishme e shumicës së partive opozitare nga rregjistrimi në KQZ është kërcënimi më serioz për zgjedhjet e 18 qershorit. Unë nuk besoj se ka hapësirë për marrveshje pasi qeveria nuk është e ndërgjegjshme për pasojat e këtij vendimi dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të negociojë”.
Ai thotë se krizat në Shqipëri janë më të rrezikshme se kudo tjetër.
“Nuk mund të them nëse po shkojnë në një skenar rumun apo maqedonas por di të them se skenari shqiptar i krizave është zakonisht më i ashpër dhe më i rrezikshëm se kudo.Kemi përpara të paktën katër vjet krizë të rëndë dhe të paparashkueshme.Fundi i saj nuk dihet por një gjë dihet: më shumë shqiptarë do ikin dhe më pak shqiptarë do mbeten për ta zgjidhur në kohë.LIBRA do bëjë pjesën e vet duke ngjitur copat që po thyejnë partitë e vjetra”, thekson Blushi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/