Basha me biznesin agro-përpunues: Vini rripat e sigurimit, 150 milionë euro për...

Basha me biznesin agro-përpunues: Vini rripat e sigurimit, 150 milionë euro për bujqësinë dhe fermerin shqiptar

72
0
Shares

Vini rripat e sigurimit, se politika të reja na presin për bujqësinë dhe fermerin shqiptar.
Kështu u shpreh sot, midis të tjerave, kreu i PD-së, në një takim me përfaqësues të biznesit agro-përpunues, ndërsa premtoi 150 milionë euro për sektorin e bujqësisë dhe një politikë protektive ndaj fermerit shqiptar.
“Ndryshimin rrënjësor mund ta sjellim të gjithë bashkë. Rripin e sigurimit ta vëni, përplasja është e pamshmangshme, sepse interesat e republikës së vjetër janë miliarda por dhe konkluzioni është i pashmangshëm. Kjo që do të vijë do të jetë reforma më pozitive që kur Shqipëria u hap në vitet 1990- 1992”.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka thënë sot qeveria e Partisë Demokratike do të zhvillojë një politikë të fortë proteksioniste për fermerët shqiptarë dhe prodhimet e tyre përballë të huajve.
Si pjesë të asaj që Partia Demokratike e konsideron program të Republikës së Re, Lulzim Basha përfshin edhe ndërprerjen e lidhje midis biznesmenëve dhe ministrave.
Basha thotë se do të marrin fund takimet skutave dhe restoranteve sipas tij dhe në të kundërt, çdo zyrtar i lartë, paralajmëron ai, do të duhet të dokumentojë qartësisht çdo takim.
Për Bashën, takimet kokë më kokë midis ministrave dhe biznesmenëve nuk janë tjetër vetëm se komplote kundër tregut dhe qytetarëve  dhe se kjo është pengesë për zhvillimin.
“Biznesmeni dhe ministri që ulen bashkë, njëri nga të dy do të qërohet. Ministri dhe biznesmeni që ulen bashkë, ulen për të bërë komplot kundër qytetarit, komplot kundër tregut. Kjo do të marrë fund. Çdo ministër, autoritet i lartë që ulet kokë më kokë me një biznesmen që nuk e lidhin lidhjet familjare, do të duhet ta sqarojë mirë dhe ta dokumentojë qartë takimin.
Në ato takime, ku që ndodhin, në zyrat e qeverisë, në restorante, apo në skutat e qytetit apo në hotelet jashtë shtetit, aty komplotohet për koncesionet korruptive, për skena korruptive që nuk i shërbejnë sipërmarrjes. Cili është çelësi i prosperitetit të shoqërive evropiane? Stabiliteti? Jo. Është nënprodukti! Stabilitet ka pasur Shqipëria në 50 vite me Enver Hoxhën.
Nuk ka rëndësi stabiliteti që mbështetet në një lojë të pistës, pa rregulla, pa shtet ligjor, pa konkurrencë është vdekjeprurës. Kjo është arsyeja që ekonomia është në ngërç, biznesi qahet, pse investitorët i vënë notën zero dhe pse Shqipëria është në këtë gjendje katastrofike ekonomike, nuk ka konkurrencë. Ecën përpara vetëm po të hapi telefonin kryeministri apo ministri. Po nuk pate lidhje me pushtetin je i mbaruar. Politika duhet që sipërmarrjen ta konsideroj një forcë më vete dhe jo subjekt për t’u bërë servil i pushtetit”, u shpreh Basha.
Në takimin me biznesin agro-përpunues, Basha tha se “do të akordohen 150 milionë euro për sektorin e bujqësisë dhe një politikë protektive ndaj fermerit shqiptar.
Nëse Gjermania, Maqedonia, e subvencionon produktin, atëherë produktet, përveç Kosovës, do të taksohen në mënyrë reciproke, sepse djersa e fermerit shqiptar do të vlerësohet njësoj si djersa e fermerëve të tyre.
Kjo është një lojë e hapur ku ne do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë siç përgjigjen shtetet e tyre për të mbrojtur ekonominë e vendeve të tyre. Kjo lojë kukafshehthi do të marrë fund, derisa djersa e fermerit shqiptar të peshojë njësoj si djersa e fermerëve të tjerë në Evropë.
Ky nuk është ndryshim, por përmbysje e politikave të këtij lloji”.

Pjese nga fjala e kryetarit te PD-se Lulzim Basha


basha-16Kapja e shtetit nga krimi është problem unik dhe drama më e madhe. Jashtë përballë kryeministrisë qytetarët kanë 21 ditë që protestojnë dhe na bashkon një arsye: Vrasja e konkurencës më të madhe dhe më të rëndësishme në demokraci, vrasja e zgjedhjeve të lira jo thjesht nga truket e pushtetit por nga krimi e paratë e drogës. Këto janë fakte, probleme të vërteta. I njihni ju dhe cdo shqiptar e mbarë bota.
Vrasja e konkurencës politike, asgjësimi i zgjedhjeve nga krimi e droga është këmbana më e madhe e alarmit që bashkon sot çdo shqiptar, nga ai pa asnjë lekë në xhep tek biznesmeni. Asgjësimi i zgjedhjeve të ardhshme nga krimi e droga do të instalojë përfundimisht republikën e krimit, ku vendimet nuk do të merren më nga politikanët apo instancat shtetërore por nga kriminelët. Kanë filluar të marrin këto vendime. Një pjesë prej jush komunikon me mua. 
Ky pushtet politik e mori krimin për interesat e veta e futi në zyrat e shtetit,  sot po kthehet dalëngadalë në një kone të krimit. Është krimi ai që po vendos dhe jo pushteti politik. Ky nuk është në interes as të PD por as të PS-së, apo force tjetër politike. Ajo që ofrojmë ne është çlirim i vendit por dhe çlirimi i forcave politike që kanë rënë peng i krimit, kriminalitetit e drogës.
Kjo vjen përmes zgjedhje të lira e të ndershme, të cilat nuk mund të organizohen nga i vetmi institucion që qëndron sot në Shqipëri  pasi ka ngrënë e rrëzuar çdo institucion tjetër: Nga qeveria e treguar me gisht jo vetëm nga opozita por dhe nga qytetarët, media e ndërkombëtarët si e bërë palë me kriminelët. Si u shndërrua Shqipëria në numrin 1 të prodhueses së dorgës në Europë, kush e bëri Fermerët?! Sigurisht që jo e bënë kriminelët me bekimin, autorizimin dhe syshkeljen e qeveritarëve.
E vetmja rrugë për të garantuar zgjedhje të lira është largimi i këtij kabineti dhe një pakt politik për një kabinet teknik që ka një mandat të qartë të plotëfuqishëm për të zbatuar dekriminalizimin, që do të thotë largimin e kriminelëve nga zyrat e shtetit se janë akoma aty, dhe ai i Kavajës akoma është aty. Së dyti për të marrë masat për të ndërprerë hovin e dytë të drogës, dhe për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira.
Prandaj kemi bërë cdo përpjekje për tiu kundërvënë këtij cikli antireformash me reforma të vërteta. Sot kemi një nga ligjet më të ashpra kundër krimit në politikë.
Jemi të pikëlluar që fuqia e krimit dikton moszbatimin e tij.  Sot reforma në drejtësi duhej të ishte në vitin e parë të zbatimit, por nuk zbatohet reforma në drejtësi.
E zvarritën një vit e gjysmë që në përcaktimet kushtetuese të mos kishte norma europiane si të vendeve tek të cilat duam të integrohemi, por norma allasojce në mënyrë që kreu i ekzekutivit të kontrollonte gjyqtarët e prokurorët tashmë institucionalisht e jo thjesht me telefon siç e akuzon vetë ministri i drejtësisë, por institucionalisht të vendosin vetë ata se kush janë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar dhe të ndershmet. Kjo përpjekje dështoi falë këmbënguljes tonë dhe  mbështetjes së BE e SHBA-së, vecanti Komisionit të Venecias.
Dikush donte ta përdorte reformën në drejtësi për të zgjidhur hesapet brenda koalicionit dhe për të stigmatizuar opozitën si kundër reformës në drejtësi.
Ky dikush ishte betuar para SHBA e BE-së, 7 ligjet organike do i kalonte në konsensus me opozitën duke përfshirë ligjin për vettingun, por përjashtoi opozitën nga këto 7 ligje, sepse ky dikush, që është Edi Rama, dëshironte të kapte me ligji ato që ndjellte se humbte me kushtetutë. Një ligj kaloi me konsensus falë SHBA, 6 të tjerët, janë ligje të njëanshme. Është tragjikomike tani duan të bëjnë pa ligj atë që i sugjeruam me ligj dhe thanë është antikushtetuese.
U thamë që Shqipëria nuk ka kaq shumë kapacitete njerëzore që janë dhe të aftë dhe me integritet dhe të paanshëm, jo ka. Fatmir Xhafaj i shkrua komisionit të Venecias që Shqipëria ka kapacitete njerëzore. Ku i ke?!  21 kandidatë për 27 pozicione, minimalisht dyhej të dilnin 2 për pozicion por jo 21 për 27. Tani që i ka plasur në dorë shkelin dhe Kushtetutën e ligjin. Ne i sugjeruam ta bënim me ligj këtë që po e bëjnë pa ligj. Nëse do dështonte procesi sic dështoi të kishte rrugë për ta rekuperuar. Por jo.
Plani nuk ka qenë të zbatohej reforma në drejtësi, por pasi u ra qielli mbi kokë  dhe kaloi paketa kushtetuese të zabotonin me cdo kusht reformën në drejtësi. 
Vettingu do të kalojë dhe do të kalojë sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut. rruga për ta bërë këtë është e qartë për mua dhe ndërkombëtarët me të cilët jam në konsultim të vazhdueshëm, duhet të jetë e qartë dh e për ju e cdo shqiptar: 22 korriku qartëson rrugën si do bëhet pastrimi i gjyqësorit dhe prokurorisë. dështimi i sotëm i reformës në drejtësi është produkt i njëanshmërisë së qeverisë, jo thjesht se përjashtoi opozitën, por miratoi një ligj të pazbatueshëm. Dua tu qetësoj se PD siç ka mbështetur reformën në drejtësi do mbështesë e kontribuojë etapat e zbatimit të kësaj reforme të mos mbeten peng i kulisave bizantine të atyre që i tremben reformës së vërtetë në drejtësi.
Do ia dalim të kemi një reformë në drejtësi të reformuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY